• Ministri Blerim Gashani pret kampionen Donjeta Sadiku pas suksesit në Taranto 2026
  • Kryeministri Kurti dhe U.D. Haxhiu presin kampionen Donjeta Sadiku pas suksesit në Taranto 2026
  • FBOXK ORGANIZOI KONFERENCË PËR MEDIA PËR NDER TË KAMPIONES MESDHETARE, DONJETA SADIKU
  • “MIRË SE VJEN, KAMPIONE DONJETA SADIKU!”
  • DONJETA SADIKU E ARTË NË LOJRAT MESDHETARE TARANTO 2026 – ITALI

Drejtuesit e institucioneve vizituan sportistët tanë në Fshatin Mesdhetar

Drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), të kryesuar nga presidenti Ismet Krasniqi, së bashku me u.d. presidenten e Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ministrin e Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashanin, si dhe kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Ramën, vizituan sportistët tanë të akomoduar në Fshatin Mesdhetar të Lojërave Mesdhetare Taranto 2026. Gjatë vizitës, drejtuesit e institucioneve u shprehën sportistëve mbështetjen dhe përkrahjen e tyre, duke u uruar suksese…

Lexo më shumë >>

Lojërat Mesdhetare Taranto 2026

Sot, më 22 gusht, në ring u paraqitën dy boksierët tanë, Lumturim Xhoxhaj në kategorinë deri në 60 kg dhe Shpetim Bajoku në kategorinë deri në 70 kg. Lumturim Xhoxhaj pësoi humbje nga boksieri maroken Othman Chadghour, ndërsa Shpetim Bajoku u mposht nga boksieri spanjoll Bernad Martinez. Edhe pse rezultatet nuk ishin në favorin e boksierëve tanë, paraqitja dhe përkushtimi i tyre në ring meritojnë respekt. Urojmë që në sfidat e ardhshme të rikthehen edhe më…

Lexo më shumë >>

Prezantohet ekipi i Kosovës për Lojërat Mesdhetare Taranto 2026

Komiteti Olimpik i Kosovës ka bërë prezantimin e ekipit të Kosovës që do të marrë pjesë në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026, të cilat do të zhvillohen nga 21 gusht deri më 3 shtator 2026 në Itali. Në kuadër të ceremonisë së prezantimit u bë edhe dorëzimi i flamurit të Republikës së Kosovës. Flamuri iu dorëzua boksieres Donjeta Sadiku dhe taekwondistit Bleron Ademi nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe Presidenti…

Lexo më shumë >>

Donjeta Sadiku e gatshme për Lojërat Mesdhetare Taranto 2026

Kosova në ringun e Tarantos – me përkushtim, punë dhe synime të mëdha! Boksierja kosovare Donjeta Sadiku është në fazën përfundimtare të përgatitjeve speciale në prag të pjesëmarrjes në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026, të cilat do të zhvillohen nga 21 gusht deri më 3 shtator 2026 në Itali. Përgatitjet intensive janë pjesë e planit strategjik për ngritjen e mëtejshme të formës fizike, teknike dhe taktike të Sadikut. Ato po zhvillohen…

Lexo më shumë >>

Kosova drejt Tarantos 2026: Kombëtarja e boksit në përgatitje intensive në Gjakovë

Përgatitjet speciale të Kombëtares së Kosovës në boks për Lojërat Mesdhetare Taranto 2026 Federata e Boksit e Kosovës ka organizuar një kamp përgatitor shtatëditor për boksierët e Kombëtares së Kosovës, i cili po zhvillohet në Gjakovë nga 6 deri më 13 gusht 2026, me mbështetjen e Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK). Ky kamp përgatitor vjen në një moment të rëndësishëm për përfaqësuesit tanë, në prag të pjesëmarrjes në Lojërat Mesdhetare…

Lexo më shumë >>

Turneu i Boksit “HOMECOMING 2” u mbajt me sukses në Pejë

Në kuadër të kalendarit të garave për vitin 2026, Federata e Boksit e Kosovës vazhdon organizimin e aktiviteteve sportive në mbarë vendin. Më 1 gusht 2026, Klubi i Boksit “Dielli” nga Peja organizoi me sukses turneun ndërkombëtar të boksit “HOMECOMING 2”, i cili u zhvillua në Qendrën Sportive “Valon Begolli” në Pejë, me fillim nga ora 18:30. Gjatë turneut u zhvilluan gjithsej gjashtë duele, ku boksierët pjesëmarrës treguan nivel të…

Lexo më shumë >>

Kosova shkëlqen në Turneun Ndërkombëtar të Boksit “Mustafa Hajrulahović – Talijan” me gjashtë medalje

Kombëtarja e Kosovës në boks ka arritur një sukses të madh në turneun prestigjioz ndërkombëtar “Mustafa Hajrulahović – Talijan”, i cili u mbajt nga 28 korriku deri më 1 gusht 2026 në Sarajevë, Bosnje dhe Hercegovinë. Boksierët kosovarë e përfunduan turneun me gjithsej 6 medalje: 1 medalje të artë – Taulant Jakupi (85 kg) 1 medalje të argjendtë – Riad Isufi (55 kg) 4 medalje të bronzta – Bashkim Bajoku…

Lexo më shumë >>

Taulant Jakupi dhe Riad Isufi sigurojnë finalen në Turneun Ndërkombëtar “Mustafa Hajrulahović – Talijan”

Sot në Sarajevë u zhvilluan ndeshjet gjysmëfinale të turneut prestigjioz ndërkombëtar të boksit “Mustafa Hajrulahović – Talijan”, i cili po mbahet nga 28 korriku deri më 1 gusht 2026. Në gjysmëfinale, ngjyrat e Kosovës i mbrojtën gjashtë boksierë, ndërsa dy prej tyre siguruan kualifikimin në finale. Rezultatet e boksierëve të Kosovës: * Bashkim Bajoku (55 kg) pësoi humbje nga Amine Zenaz i Algjerisë. * Taulant Jakupi (85 kg) shënoi fitore…

Lexo më shumë >>

Gjashtë boksierë të Kosovës nesër në gjysmëfinalet e turneut ndërkombëtar “Mustafa Hajrulahović – Talijan”

Turneu ndërkombëtar “Mustafa Hajrulahović – Talijan” Sot në Sarajevë (Bosnjë dhe Hercegovinë) u bë hapja solemne dhe u zhvilluan ndeshjet çerekfinale të turneut prestigjioz ndërkombëtar të boksit “Mustafa Hajrulahoviç – Talijan”, i cili po mbahet nga 28 korriku deri më 1 gusht 2026. Në këtë turne po marrin pjesë 86 boksierë nga 14 shtete. Gjatë ditës së sotme, ekipi i Kosovës nuk pati paraqitje në çerekfinale, pasi të gjithë boksierët…

Lexo më shumë >>