Rumen Rumenov shpallet boksieri më i mirë i Turneut Ndërkombëtar të Boksit “Adem Jashari”

Më 7 dhe 8 nëntor 2026, Prishtina ishte nikoqire e edicionit të 28-të të Turneut Tradicional Ndërkombëtar të Boksit “Adem Jashari”, një prej ngjarjeve më të rëndësishme të boksit në Kosovë dhe rajon.

Në këtë turne morën pjesë boksierë nga vende të ndryshme, ndërsa në përfundim të garave u ndanë edhe çmimet për më të mirët e këtij edicioni.

Çmimi Boksieri më i mirë i turneut iu nda boksierit nga Bullgaria, Rumen Rumenov, ndërsa çmimet e tjera u ndanë si më poshtë:

– Boksieri më i mirë: Rumen Rumenov (Bullgari)

– Tekniku më i mirë: Emanuel Koco (Shqipëri)

– Çifti luftarak: Lumturim Xhoxhaj dhe Bashkim Bajoku (Kosovë)

– Boksieri Fair Play: Leotrim Berisha (Kosovë)

– Boksieri më i mirë i huaj: Ivan Rajcic

Edicioni i 28-të i Turneut “Adem Jashari” edhe këtë vit solli përballje interesante dhe nivel të mirë të boksit, duke dëshmuar rëndësinë e këtij aktiviteti për promovimin dhe zhvillimin e sportit të boksit në Kosovë dhe më gjerë.