U ZHVILLUA TURNEU NDËRKOMBËTAR I BOKSIT “SHQIPTARËT NË BOKS JANË HISTORI – ZIZI OLIMPIK”
Klubi i Boksit “Prishtina” organizoi Turneun Ndërkombëtar të Boksit “Shqiptarët në Boks janë Histori – Zizi Olimpik”, aktivitet i kushtuar legjendës së boksit kosovar dhe Sportistit të Shekullit, Aziz Salihu. Turneu u zhvillua në Amfiteatrin e Sheshit “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, në një atmosferë të veçantë sportive dhe festive. Në kuadër të turneut u zhvilluan gjithsej 10 duele, ku boksierët e rinj treguan paraqitje të mira, boks cilësor dhe luftë…









