Boksieri i Kombëtares së Kosovës, Bashkim Bajoku, ka shënuar fitore në meçin e tij të parë në Turneun Ndërkombëtar të Boksit “Gongu i Artë”, që po mbahet në Shkup të Maqedonisë së Veriut.
60 kg – Bashkim Bajoku
Pas fitores së sotme ndaj boksierit nga Hungaria, Valentin Koleszar, Bajoku nesër, më 14 nëntor, do të përballet me boksierin nga Serbia, Miloš Stanišić, në përballjen e radhës të këtij turneu.
70 kg – Leotrim Berisha
Ndërsa, boksieri i Kombëtares së Kosovës, Leotrim Berisha, më 14 nëntor do të boksojë kundër boksierit vendas nga Maqedonia e Veriut, Joakim Jovanovski, në kuadër të këtij turneu.
Federata e Boksit e Kosovës i përgëzon Bashkim Bajokun për fitoren e arritur dhe u uron suksese të dy boksierëve në meçet e radhës, me shpresën për paraqitje të shkëlqyera dhe fitore të tjera për Kosovën!

