Boksieri Bashkim Bajoku nuk ia doli në përballje me kazakun Sabyrkhan Makhmud. Bajoku në kategorinë 55 kg është eliminuar nga Kampionati Botëror. Kampionati po mbahet në Liverpool të Anglisë. Bajoku pësoi humbje nga nënkampioni botëror, Sabyrkhan Makhmud.

Bajoku fiton ndaj ukrainasit në Botërorin e boksit në Liverpool
Bashkim Bajoku ka shënuar fitore në Kampionatin Botëror të Boksit, që po zhvillohet në Liverpool të Anglisë. Bajoku e ka mposhtur me rezultat 3:2 boksierin ukrainas, Oleh Chuliacheiev, duke kaluar kështu në rrethin e dytë të garës. Sfida e radhës për Bajokun do të zhvillohet të martën, kur ai do të përballet me përfaqësuesin e Kazakistanit, Makhmud Sabyrkhan. Bajoku garon në kategorinë deri në 55 kilogramë.

Donjeta Sadiku ka pësuar humbje në Botërorin e boksit që po mbahet në Liverpool.
Sadiku, që garoi në kategorinë deri 60kg, u mposht nga boksierja nga Kazakistani, Viktoriya Grafeyeva me rezultatin 3:2. Federata e Boksit e Kosovës e ka konsideruar të padrejtë humbjen e Sadikut. “Në sesionin e dytë nga ora 18:00, Donjeta Sadiku boksoi me nënkampionen e botës Grafeyeva Viktoriya nga Kazakistani, ku pësoi humbje padrejtësisht me rezultat 3:2. Edhe pse sipas duelit raundi i dytë dhe i tretë duhet të ishin në…

Kampionati Botëror në Boks – Liverpool: Fitore për Shpëtim Bajokun në debutimin e tij
Në ditën e parë të Kampionatit Botëror të Boksit, që po zhvillohet në Liverpool të Anglisë, më 4 shtator, dy boksierë shqiptarë dolën në ring: Loris Idrizi (65 kg) dhe Shpëtim Bajoku (70 kg). Idrizi u përball me spanjollin Ibarrech Conde Oier, por nuk arriti të siguronte fitore, duke pësuar humbje në një ndeshje të fortë. Ndërkohë, Shpëtim Bajoku shkëlqeu në kategorinë 70 kg, duke mposhtur boksierin nga Iraku, Hassanpour…

Ekipi i Kosovës në boks do të marrë pjesë në Kampionatin Botëror
Ekipi i Kosovës në boks do të marrë pjesë në Kampionatin Botëror, që prej 4 deri më 14 shtator 2025 mbahet në Liverpool të Anglisë. Ekipit i prinë medalistja botërore dhe evropiane, Donjeta Sadiku, vëllezërit Bashkim dhe Shpëtim Bajoku, si dhe Loris Idrizi. Është ky botërori i parë i organizuar nga Federata e re e cila menaxhon me bokësin ndërkombëtar, World Boxing. KOK iu uron fat dhe suksese boksierëve tanë,…

Kosova fitoi 6 medalje dhe 2 kupa në turneun ndërkombëtar “Mustafa Hajrulahović-Talijam”
Kosova fitoi 6 medalje dhe 2 kupa në turneun ndërkombëtar “Mustafa Hajrulahović-Talijam”13-17 gusht 2025 Sarajevë (B. e H.) 1 medalje të artë 50kg.Riad Isufi,3 të argjenta 80kg.Endrit Jerliu që i takoi dhe kupa si qifti më luftarak,+92kg.Luan Rrahmani dhe senior 80kg. Planet Berisha, 2 medalje të bronzit 60kg.Getoar Kryeziu dhe 75kg.Jozef Rrasi. Kupa e gjyqtarit më të mirë të turneut i takoi Latif Demollit

EKIPI I PËRFAQËSUESES SË KOSOVËS NË KAMPIN PËRGADITOR NË TALE (SHQIPËRI)
Ekipi i reprezentacionit të Kosovës në boks: 55.Bashkim Bajoku,65kg.Loris Idrizi,70kg.Shpëtim Bajoku nën përkujdesjen e selektorit Faton Xhakli nga 18 korriku gjinden në përgaditje në Tale (Shqipëri). Pastaj do të vazhdojnë në kampin ndërkombëtar në Sofje (Bullgari). Poashtu 60kg.Donjeta Sadiku së bashku me selektoren Marjola Sallauka nga 16 gushti do të udhëtojnë në kampin ndërkombëtar në Sheffield (Angli). Këto kampe do të jenë të mirëseardhura për 3 boksierët dhe boksieren Sadiku…

FEDERATA E BOKSIT E KOSOVËS – NJOFTIM
Federata e Boksit e Kosovës njofton të gjitha klubet e boksit që nga data 1 Korrik 2025 deri me 25 Korrik 2025 do të jenë ditë pushimi për klubet e boksit dhe mund ti lëshojn garuesit në pushime për arsye se nuk do të ketë gara. Në fund të muajit korrik FboxK do të organizoj Kampin e përgaditjeve bazike për djem e vajza të përfaqësueses të përzgjedhur nga seloktoret që…

Turneu Ndërkombëtar i boksit “14 Qershori dita e Qlirimit të Gjakovës”
Klubi i Boksit Sport Center Gjakovë organizoi Turneun Ndërkombëtar në boks “14 Qershori dita e Qlirimit të Gjakovës” ku morën pjesë boksier nga Maqedonia dhe Kosova. Në program ishin 12 duele ku u tregua një boks i mirë dhe cilsor, dhe një organizim shumë i mirë nga nokoqiri. Juria shpalli edhe më të mirët e turneut: 1.Boksieri më i mirë: Flori Tarani – K.B. “Sport Center” Gjakovë 2.Tekniku më i…

Turneu Ndërkombëtar “Memorial Vllaznia 2025”.
Kosova me 4 medalje 1 të artë dhe 3 të argjenta nga turneu ndërkombëtar Memoriali “Vllaznia 2025” ku Kosova u përfaqesua me 5 boksierë. Medalja e artë: 80kg, Planet Berisha Medalja e argjentë: 55kg, Bashkim Bajoku 60kg, Lumturim Xhoxhaj 70kg, Loris Idrizi Trajneri Nazim Halili u nda i kënaqur me suksesin dhe boksin që treguan boksierët tanë.