U përmbyll me sukses Turneu Ndërkombëtar i Boksit “Lah Nimani” 2026, organizuar nga Federata e Boksit e Kosovës, ku morën pjesë boksierë nga vende të ndryshme të rajonit dhe Evropës.
Gjatë dy ditëve të turneut u tregua boks mjaft i mirë dhe cilësor, ku boksierët treguan teknikë dhe shpirt luftarak. Shikuesit u ndanë të kënaqur me boksin që treguan boksierët në ring. Po ashtu, ishte një organizim shumë i mirë në nivel evropian.
Gjatë këtij aktiviteti sportiv u ndanë edhe çmimet kryesore të turneut:
Boksieri më i mirë:
Fikret Xhan– Bullgari
Boksieri më teknik:
Ensar Badalaj – Kosovë
Çifti më luftarak:
Oktay Nazifov – Bullgari
vs
Mystehak Rama – Shqipëri
Boksieri më i mirë ndërkombëtar:
Juraj Turundic – Kroaci
Çmimi Fair Play:
Matija Roganovic – Mali i Zi
Turneu “Lah Nimani” vazhdon të mbetet një nga ngjarjet më të rëndësishme të boksit në rajon, duke promovuar talentin, sportivitetin dhe frymën garuese mes të rinjve.










