Kosova me tre boksierë në turneun ndërkombëtar “Grand Prix” në Zagreb

Përfaqësuesja e Kosovës në boks ka udhëtuar sot drejt Zagrebit, Kroaci, për të marrë pjesë në turneun prestigjioz ndërkombëtar “Grand Prix”, i cili mbahet nga 18 deri më 21 maj 2026.

Federata e Boksit e Kosovës vazhdon paraqitjet në arenën ndërkombëtare, ndërsa në këtë edicion Kosova do të përfaqësohet me tre boksierë:

• Bashkim Bajoku – 55 kg

• Zenel Hasani – 65 kg

• Taulant Jakupi – 90 kg

Ekipi i Kosovës do të udhëhiqet nga trajneri Shefki Bogujevci, ndërsa drejtësinë në këtë turne do ta ndajë gjyqtari ndërkombëtar Latif Demolli.

Turneu “Grand Prix” konsiderohet një nga garat më të rëndësishme ndërkombëtare të boksit në rajon dhe pritet të mbledhë boksierë të shumtë nga vende të ndryshme të Evropës.