Turneu “Faruk Kaliqani” dhuroi duele cilësore dhe talentë premtues në Pejë
Turneu Memorial i Boksit “Faruk Kaliqani”
Klubi i Boksit “A.P. Peja” nga Peja, më 9 maj 2026, organizoi turneun e dytë me radhë kushtuar Faruk Kaliqanit.
Gjatë këtij aktiviteti sportiv u zhvilluan edhe pesë meçet e mbetura nga Kampionati Individual i Boksit të Kosovës. Në këtë turne morën pjesë edhe boksierë nga Zvicra.
Në Palestrën e Sporteve “Karagaqi” në Pejë u zhvilluan gjithsej 11 duele, ku boksierët treguan nivel të lartë, boks cilësor dhe shpirt luftarak.
Në fund, juria shpalli boksierët më të dalluar të turneut:
- Boksieri më i mirë: Elion Kryeziu – KB “A.P. Peja”
- Tekniku më i mirë: Triumf Dobraj – KB “Fighter” Pejë
- Çifti më luftarak: Ilir Beha – KB “Gollaku” Prishtinë dhe Flodian Sumaj – KB “Fushë Kosovë”
- Boksieri më perspektiv: Leonardo Magno – KB “Riazzino” Zvicër
Drejtësinë në këtë turne e ndanë:
- Agim Tahiraj
- Agim Shala
- Fadil Bekteshi
- Luan Krasniqi
- Dalina Baraliu
Delegat i turneut:
- Halil Kurhasku








