Federata e Boksit e Kosovës vazhdon aktivitetet sipas kalendarit 2026
Federata e Boksit e Kosovës vazhdon organizimin e garave dhe aktiviteteve sportive të parapara me kalendarin zyrtar për vitin 2026.
Në kuadër të këtyre aktiviteteve, Klubi i Boksit “BESA” më 30 maj 2026 do të organizojë turneun memorial të boksit “Zijadin Rama”.
Vendi i organizimit:
Palestra e Sporteve Karagaqi
Programi i aktivitetit
Matja (peshimi i sportistëve/sportisteve): 09:00 – 10:00
Fillimi i turneut: 13:00
Turneu është i hapur për të gjitha grupmoshat, si për djem ashtu edhe për vajza, me synim promovimin dhe zhvillimin e mëtejmë të sportit të boksit në Kosovë.
Gjyqtarët e turneut
Agim Tahiraj
Safet Sylaj
Filip Nue
Fatlum Agushi
Ylber Qorri
Delegat
Halil Kurhasku
Federata e Boksit e Kosovës fton klubet sportive, sportdashësit dhe mediat që të jenë pjesë e këtij aktiviteti sportiv dhe memorial, i cili synon të promovojë talentet e reja dhe vlerat e sportit të boksit.
