Përmes këtij postimi ju njoftojmë se Agjencia Botërore e Antidopingut (WADA) ka publikuar Listën e Substancave dhe Metodave të Ndaluara për vitin 2027, e cila do të hyjë në fuqi më 1 janar 2027.
Bashkëngjitur gjeni:
Listën e Substancave dhe Metodave të Ndaluara për vitin 2027;
Përmbledhjen e ndryshimeve dhe sqarimeve kryesore krahasuar me listën e vitit 2026.
Për vëmendjen tuaj, ndryshimet kryesore në listën e Substancave dhe Metodave të Ndaluara për vitin 2027 përfshijnë:
S0 – Substancat e paaprovuara: Janë shtuar peptidet si shembuj të substancave të ndaluara, duke sqaruar se edhe peptidet që nuk përmenden shprehimisht në Listë mund të jenë të ndaluara.
S4 – Hormonet dhe modulatorët metabolikë: Janë shtuar substancat imlunestrant, seladelpar, SLU-PP-332 dhe SLU-PP-915 si shembuj të substancave të ndaluara.
S5 – Diuretikët dhe agjentët maskues: Janë shtuar eplerenoni dhe finerenoni si shembuj të substancave të ndaluara.
S8 – Kanabinoidet: Janë bërë sqarime lidhur me kanabinoidet që kanë efekte të ngjashme me THC. Kanabidioli (CBD) mbetet i lejuar, por produktet që përmbajnë CBD mund të përmbajnë edhe THC, i cili është i ndaluar gjatë garave.
S9 – Glukokortikoidet: Është shtuar administrimi vaginal si rrugë e lejuar e përdorimit, në përputhje me dozat dhe indikacionet terapeutike të miratuara.
Gjithashtu, janë bërë sqarime lidhur me metabolitët e substancave të abuzimit dhe ndryshime në Programin e Monitorimit të WADA-s.
Sportistët dhe personeli i tyre mbështetës duhet të kontrollojnë përmbajtjen e barnave dhe produkteve që përdorin, duke marrë parasysh ndryshimet në Listën e Ndaluar për vitin 2027.


























