Sonte, në Poreç të Kroacisë, u mbajt mbledhja teknike dhe u hodh shorti për boksierët pjesëmarrës në Kampionatin Evropian U23, i cili po zhvillohet nga 14 deri më 25 nëntor 2026.
Kosova në këtë kampionat përfaqësohet me dy garues, një femër dhe një mashkull:
51 kg – Agnesa Veseli
Agnesa Veseli e kalon xhiron e parë pa luftë, ndërsa më 20 nëntor do të boksojë kundër fitueses së duelit ndërmjet përfaqësueses së Polonisë dhe asaj të Ukrainës.
65 kg – Zenel Hasani
Zenel Hasani do të paraqitet në ring më 17 nëntor, ku do të përballet me boksierin nga Sllovakia, Juraj Bona.
Urojmë që të dy boksierët tanë të kenë paraqitje sa më të mira dhe suksese në këtë Kampionat Evropian!




