Përfaqësuesja e Kosovës në boks vazhdon garat ndërkombëtare sipas kalendarit të garave për vitin 2026.
Përfaqësuesja e Kosovës në boks do të marrë pjesë në edicionin e radhës të turneut ndërkombëtar “Gongu i Artë”, i cili do të mbahet nga 12 deri më 16 nëntor 2026, në Shkup të Maqedonisë së Veriut.
Kosova në këtë turne do të përfaqësohet me dy boksierë, të cilët do të garojnë në kategoritë e mëposhtme:
• 60 kg – Bashkim Bajoku
• 70 kg – Leotrim Berisha
Ekipi përfaqësues i Kosovës do të udhëhiqet nga trajneri Shefki Bogujevci.
Federata e Boksit e Kosovës vazhdon angazhimin në arenën ndërkombëtare, duke u dhënë mundësi boksierëve tanë të dëshmojnë vlerat dhe përgatitjen e tyre në gara ndërkombëtare.
