Federata e Boksit e Kosovës vazhdon paraqitjet në arenën ndërkombëtare, me pjesëmarrjen në turneun prestigjioz ndërkombëtar të boksit “Marko Boshnjak”, i cili do të mbahet me 16 – 17 tetor 2026 në Zagreb, Kroaci.
Kosovën në këtë turne do ta përfaqësojnë dy boksierë:
• Bashkim Bajoku (55 kg)
• Zenel Hasani (65 kg)
Ekipi i Kosovës do të udhëhiqet nga selektori Faton Xhakli.
Federata e Boksit e Kosovës u uron suksese boksierëve tanë në këtë garë ndërkombëtare, me dëshirën që ata ta përfaqësojnë vendin denjësisht dhe të arrijnë rezultate sa më të mira.
