Boksieri Riad Mziu 60kg.ka startuar me fitore në Kampionatin Evropian U17, që po zhvillohet në Budva të Malit të Zi.
Në duelin e parë, Riad Mziu shënoi fitore të merituar me rezultat 4:1, ndaj boksierit hungarez Laszlo Khalil.
Mziu bëri një boks të mirë dhe me këtë fitore siguroi kalimin në raundin e radhës.
Duelin e radhës Riad Mziu do ta zhvillojë më 6 tetor.
Urime Riadit dhe stafit të Kombëtares së Kosovës!

