Federata e Boksit e Kosovës (FBOXK) vazhdon realizimin e aktiviteteve sportive sipas kalendarit të saj për vitin 2026.
Në kuadër të këtyre aktiviteteve, Klubi i Boksit “Prizreni” nga Prizreni organizon Turneun tradicional memorial të boksit, kushtuar “Komandant Drinit”, në nderim të kujtimit, jetës dhe kontributit të tij.
Turneu do të mbahet më 5 dhjetor 2026, në Palestrën e Sporteve “Sezai Surroi” në Prizren, me fillim nga ora 15:00.
Orari i peshimit të boksierëve:
* Ora 09:00 – 10:00
Federata e Boksit e Kosovës fton të gjithë dashamirët e sportit, veçanërisht të boksit, që të marrin pjesë në këtë manifestim tradicional sportiv dhe përkujtimor, në nderim të figurës dhe kujtimit të Komandant Drinit.
