KOSOVA ME TRE BOKSIERË NË TURNEUN NDËRKOMBËTAR “LEVSKI CUP” NË SOFIA, BULLGARI

Federata e Boksit e Kosovës (FBOXK) vazhdon paraqitjet në arenën ndërkombëtare, këtë herë me pjesëmarrje në turneun ndërkombëtar të boksit për grupmoshën U15, “Levski Cup”, i cili do të mbahet nga 26 deri më 29 nëntor 2026, në Sofia të Bullgarisë

Kosovën në këtë turne do ta përfaqësojnë tre boksierë:

🥊 Bejtë Asllani – 50 kg

🥊 Ali Hoxha – 52 kg

🥊 Riad Matoshi – 57 kg

Ekipi i Kosovës në këtë turne do të udhëhiqet nga selektori Besnik Vranovci.

Drejtësinë në këtë turne do ta ndajë edhe gjyqtari ndërkombëtar Latif Demolli.

Federata e Boksit e Kosovës u dëshiron suksese boksierëve tanë të rinj, në këtë përfaqësim ndërkombëtar!

Screenshot