FITORE E RIAD ISUFIT

Boksieri i Kombëtares së Kosovës, Riad Isufi (55 kg), ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj boksierit polak Adrian Drewnowski, në kuadër të Kampionatit Botëror U19, që po mbahet në Budva të Malit të Zi.

Me vendosmëri, përkushtim dhe angazhim maksimal në ring, Riad Isufi arriti ta mposhtë kundërshtarin polak, duke siguruar kalimin në 1/8 e finales së këtij kampionati prestigjioz botëror.

Kjo fitore dëshmon përgatitjen dhe besimin e Riadit në aftësitë e tij teknike, si dhe ambicien për të vazhduar me sukses garën në këtë ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare.

🥊 Ndeshja e radhës e Riad Isufit:

22 tetor 2026

Ora 14:00

🇽🇰 I urojmë Riadit suksese në ndeshjen e radhës dhe sa më shumë fitore në rrugëtimin e tij në Kampionatin Botëror U19