Shpetim Bajoku ka përfunduar garimin në garat e boksit në Lojërat Evropiane Krakow 2023.

June 25, 2023

Boksieri ynë pësoi humbje nga turku Kagan Bilge Kangli, me rezultat 3:2, kategoria -63.5 kg. Bajoku fitoi raundin e parë, e humbi të dytën, ndërsa për raundin e tretë, gjyqtarët fitoren ia dhanë boksierit Kagan. Sidoqoftë, me boksin e shfaqur sot, por edhe të premten, Shpetimi, mbetet shpresa jonë e madhe e boksit dhe sportit të Kosovës, ku urojmë që ai në turnet kualifikues olimpik, të fitojë normën olimpike për…

Read More >>

Dy boksierët tanë, Altini Shala dhe Taulant Jakupi, kanë garuar sonte në Lojërat Evropiane Krakow 2023.

June 25, 2023

Të dy dhanë maksimumin, por që nuk arritën të triumfojnë. Shala përkundër se ishte duke fituar në dy raundet e para, një gabim në raundin e tretë i kushtoi me humbje nga Daniel Ilyushonok i Izraelit, kategoria -80 kg. Jakupi u mund nga Robert Williams i Britanisë së Madhe, kategoria -92 kg. Për të dy garuesit, pjesëmarrja në LE ishte përvojë e mirë për garat e ardhshme.

Read More >>

Donjeta Sadiku e ka nisur në mënyrën më të mirë garimin në Lojërat Evropiane Krakoë 2023.

June 23, 2023

Donjeta Sadiku e ka nisur në mënyrën më të mirë garimin në Lojërat Evropiane Krakoë 2023. Boksierja jonë shënoi fitore ndaj Shona Ëhitëell të Britanisë së Madhe, me vendim unanim të gjyqtarëve. Sadiku dominoi në të tria raundet, për çka u vlerësua edhe nga gjyqtarët. Donjeta u kualifikua në 1/16 e finales, për çka I duhen edhe dy fitore për të siguruar medaljen dhe normën olimpike Paris 2024. Pas rreth…

Read More >>

Prishtina gati për turneun e boksit

June 22, 2023

Klubi i boksit Prishtina ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për turneun që do të mbahet me 24 qershor. Drejtuesit e këtij klubi thonë se gjithçka është gati dhe pritet të marrin pjesë boksierë të mirë.  “Klubi i boksit Prishtina do të organizon turneun e boksit me 24 qershor, para Teatrit Kombëtar. Meçet fillojnë nga ora 13:00 Gjyqtarë që do të ndajnë drejtësinë janë: Agim Shala, Marigona Beadini, Rasim…

Read More >>

Turneu memorial i boksit ” KOMANDANT DRINI “17 Qershor 2023.

June 17, 2023

Klubi i boksit “ Prizreni” Prizren organizoi turneun tradicional “Ekrem Rexha-komandant Drini” sot me 17 qershor 2023,në Palestren e Sporteve “Sezai Surroi” Prizren. U zhvilluan gjithsejtë 13 duele ku pjesëmarrës ishin edhe boksieret nga Shqipëria. U tregua boks i mirë dhe cilsor. Në fund juria shpalli edhe boksierët më të mirë të turneut: 1.Boksieri më i mirë: Lumturim Xhoxhaj 2.Tekniku më i mirë: Ahmet Koçi 3.Qifti luftarak: Getoar Kryeziu-Bujar Hekuri…

Read More >>

Turneu memorial i boksit “KOMANDANT DRINI “17 Qershor 2023.

June 15, 2023

Klubi i boksit “ Prizreni” Prizren do të organizoj turneun tradicional “Ekrem Rexha – komandant Drini” me 17 qershor 2023 në Palestren e Sporteve “Sezai Surroi” Prizren, duelet fillojnë nga ora 18:00 Peshimi i boksierëve : 13:00 – 14:00 Gjyqtarë: 1.Agim Shala 2.Agim Tahiraj 3.Granit Qorri 4.Luan Krasniqi 5.Agron Nushi Delegat: Nadir Shllaku

Read More >>

Turneu i boksit ” Dita e Çlirimit të Obiliq “14 Qershor 2023.

June 14, 2023

Klubi i boksit “Kastrioti “Obiliqë organizoi turneun tradicional të boksit ” Dita e Çlirimit të Obiliqit “me 14 Qershor 2023. Turneu u mbajt në Sheshin “Dëshmorët e Kombit” Obiliqë me fillim në ora 17:00. U zhvilluan 9 duele u tregua një boks i mirë sidomos nga boksieret e rinjë. Juria shpalli edhe boksierët më të mirë të turneut. Boksieri më i mirë: Leonit Dobratiqi Tekniku më i mirë: Leona Dobratiqi…

Read More >>

Turneu ndërkombëtar i boksit “14 Qershori Dita e Çlirimit të Gjakovës “10 Qershor 2023.

June 10, 2023

Klubi i boksit “Sport Center “Gjakovë organizon turneun ndërkombëtar tradicional të boksit “14 Qershori Dita e Çlirimit të Gjakovës “me 10 Qershor 2023. Turneu mbahet në Palestren e Sporteve “Shani Nushi”Gjakovë me fillim në ora 14:00. Peshimi i boksierëve : 09:00 – 10:00 Gjyqtarë 1.Agim Tahiraj 2.Fadil Bekteshi 3.Visar Ibrahimi 4.Granit Qorri 5.Filip Nue Delegat: Sylejman Voca

Read More >>