KAMPIONATI EVROPIAN PËR SHKOLLAR MARIBOR (SLLOVENI)

August 13, 2023

Kosova me 3 boksierë do të merr pjesë në Kampionatin Evropioan për shkollar 15-26 Gusht 2023 në Maribor (Slloveni). Kosova në kët kampionat Evropian përfaqesohet me 3 boksierë: 42kg.Riad Mziu, 57kg.Ensar Badallaj, 60kg.Flori Tarani, selektori i shkollarëve Besnik Vranovci dhe gjyqtari ndërkombëtar Latif Demolli që është ftuar të ndajë drejtësinë në kët kampionat Evropian.

Read More >>

Orinda Xhakli pësoi humbje nga boksierja vendore

July 26, 2023

Sot me 26 korrik në qerekfinale në luftë për medalje 66kg.Orinda Xhakli pësoi humbje nga boksierja vendore nga Rumunia Sopterean Eliza Denisa,në raundin e pare me ndërprerje nga ana e gjyqtarit në ring. Ky ishte dueli i pare i Orindes në arenen ndërkombëtare .

Read More >>

KAMPIONATI EVROPIAN PËR JUNIOR PLOIESTI (RUMUNI)

July 24, 2023

Denis Krasniqi 57kg. dhe Suela Canolli 57kg.sot pësuan humbje në të tetën e finales së kampionatit Evropian dhe u eliminuan për garat e mëtutjeshme të këtij kampionati. Denis Krasniqi 57kg. pësoi humbje nga boksieri Slloven Bojic Aleksandar, dhe 57kg.Suela Canolli pësoi humbje nga boksierja e Izraelit Fashfsha Malak.

Read More >>

Boksierët e Kosovës mësojnë rivalët

July 21, 2023

Është hedhur shorti për Kampionatin Evropian (junior) në boks, që po mbahet në Ploiesti në Rumani.  “Nesër më 21 korrik në ring paraqitet vetëm Eldar Aliu (52 kg) kundër boksierit hungarez Peter Benedek, ndërsa në ditët në vazhdim boksojnë në 57 kg, 70 kg Luan Morina i cili kualifikohet pa luftë. Vajzat 52 kg Leona Dobratiqi, 57 kg Suela Canolli e Orinda Xhakli, do të kërkojnë fitore. Boksierët synojnë të…

Read More >>

Kosova me gjashtë boksierë në Kampionatin Evropian për junior

July 18, 2023

Kosova me tre boksierë dhe tri boksiere do të marr pjesë në Kampionatin Evropian për junior-e  19 – 31 Gushtë 2023 në Ploiesti Kosova në ketë Kampionat Evropian përfaqësohet me tre boksierë: 52kg.Eldar Aliu,57kg.Denis Krasniqi,70kg.Luan Morina, dhe tre boksiere:52kg.Leona Dobratiqi,57kg.Suela Canolli,66kg.Orinda Xhakli, selektori i juniorëve Besnik Vranovci, selektori i femrave Faton Xhakli dhe gjyqtari Latif Demolli që është ftuar të ndajë drejtësinë në këtë Kampionat Evropian.

Read More >>

FEDERATA E BOKSIT E KOSOVËS – NJOFTIM

July 10, 2023

Federata e Boksit e Kosovës njofton të gjitha klubet e boksit që nga data 10 korrik 2023 deri me 10 gusht 2023 do të jenë ditë pushimi për klubet e boksit, dhe mund ti lëshojn garuesit në pushime, për arsye se nuk do të ketë gara. Stërvitjet vazhdojnë vetem boksierët që marin pjesë në kampionatin e juniorëve në Rumuni 19-31 korrik 2023, dhe në kampionatin e shkollarve në Slloveni 15-26…

Read More >>

Donjeta Sadiku eliminohet nga Lojërat Evropiane

June 28, 2023

Donjeta Sadiku dha maksimumin, por nuk mjaftoi që të sigurojë medaljen dhe normën olimpike Paris 2024 në Lojërat Evropiane #Krakow2023. Boksierja jonë u mund nga medalistja e artë e Lojërave Olimpike Rio 2016, Estelle Mossely, kategoria -60 kg. Sadiku dominoi raundin e tretë, por ishte e pamjaftueshme, për shkak të dy raundeve të para, të cilat sipas gjyqtarëve i takuan francezes. Donjeta përfundoi e pesta në Lojërat Evropiane, ndërsa normën…

Read More >>

Donjeta Sadiku arrin në çerekfinale në Lojërat Evropiane

June 26, 2023

Donjeta Sadiku ka kaluar edhe pengesën e dytë në garat e boksit në Lojërat Evropiane Krakow 2023. Boksierja jonë ishte bindshëm më e mirë se sa zvicerania, Anna Jeni, kategoria -60 kg. Sadiku u kualifikua në çerekfinale dhe tani është një fitore larg sigurimit të medaljes dhe normës olimpike. Meçin e saj nga afër e ndjeki edhe presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi.

Read More >>

Sadiku e Bajoku – gati për sfidat në Lojërat Evropiane

June 25, 2023

Boksierja Donjeta Sadiku dhe Bashkim Bajoku synojnë fitore në Lojërat Evropiane, që po mbahen në Krakow të Polonisë.  Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Boksit të Kosovës, Latif Demolli, tha se janë të përgatitur mirë për sfida shumë të forta që i presin nesër.  “Nesër me 26 qershor bokson në 60 kg Donjeta Sadiku kundër boksieres nga Zvicra, Julia Jenni Nna. Në 51 kg Bashkim Bajoku për kundërshtar ka francezin…

Read More >>