DONJETA SADIKU I SIGURON KOSOVËS MEDALJE BOTËRORE NË BOKS

May 16, 2022

Arritje madhështore. Donjeta Sadiku ka siguruar medaljen botërore në Kampionatin Botëror të Boksit, që po mbahet në Stamboll të Turqisë. Boksierja jonë mundi Ëu Shih-yi të Taipeit, në çerekfinalen e kategorisë -60 kg. Sadiku do t’i sjell medaljen e parë botërore Kosovës nga sporti i boksit, grupmosha për seniore. I urojmë shumë fat dhe suksese në rrugën drejt medaljes së artë. Krenar me ty!

Read More >>

Donjeta kualifkohet në çerekfinale të Kampionatit Botëror

May 15, 2022

Boksierja e Kombëtares së Kosovës, Donjeta Sadiku, ka shënuar fitore të madhe në Kampionatin Botëror.  Edhe një fitore me peshë të madhe që e afron drejt zonës së medaljes, në botërorin që po mbahet në Stamboll. Boksierja ka shënuar fitore në peshën lehtë, duke e mundur Jocelyne Tshamala të Kongos.  Boksierja jonë kualifikohet në çerekfinale dhe me synime që të futet në gjysmëfinale.

Read More >>

Donjeta Sadiku e nis me fitore Kampionatin Botëror

May 13, 2022

Boksierja kosovare, Donjeta Sadiku, e ka nisur mbarë Kampionatin Botëror të Boksit “Stamboll 2022”, duke shënuar fitore bindëse 5:0 ndaj japonezes, Ayska Taguchi, kategoria 57-60 kg. Donjeta boksoi sot në mbrëmje, ndërsa po garon në kategorinë deri 60 kilogramë. Përballë e kishte boksieren nga Japonia, Ayaka Taguchi. Donjeta ka dominuar plotësisht, ndërsa shkëlqeu sidomos në raundin e dytë. Ajo realizoi goditje të forta, ndërsa japonezja u gjend në nokdaun. Në xhiron…

Read More >>

Sadiku nesër nis garën në Kampionatin Botëror

May 11, 2022

Donjeta Sadiku do të nis nesër (e enjte) garën në Kampionatin Botëror të boksit për femra. Në xhiron e parë, Sadiku do të ndeshet me japonezen Taguchi Ayaka. “Donjeta është në formë të mirë dhe presim fitore. Nëse kalon xhiron e parë në gjiron e dytë do të pret fituesen e duelit në mes të boksieres nga Kenia dhe boksieres nga Republika Demokratike e Kongos”, thuhet në njoftimin e FboxK-së.

Read More >>

KAMPIONATI BOTËROR I BOKSIT PËR FEMRA STAMBOLL (TURQI)06-21 Maj 2022

May 8, 2022

Sot me 8 maj u hodh shorti i boksiereve të Kampionatit Botëror 60kg.Donjeta Sadiku që përfaqeson Kosovën, në gjiron e parë eliminatore do të boksoj kundër boksieres nga Japonia Taguchi Ayska.Selektori i boksiereve (Femrave) Faton Xhakli dhe trajnerja Mariola Sallauka janë të kënaqur me shortin dhe presin fitore nga Donjeta në gjiron e parë dhe të vazhdoj rrugen drejt medaljes pasi që Donjeta është në formë dhe ndihet shumë mirë.

Read More >>

Turneu Memorial i Boksit “Armend Trena & Malsor Dashi”

May 7, 2022

Klubi i boksit “Dardanët”Prishtinë në bashkëpunim me Federatën e boksit organizoi Turneun e dytë me radhë për nder të dy heronjëve “Armend Trena & Malsor Dashi” në Kaçanik sot me 07 Maj 2022 me fillin në ora 13:00. Gjthsejtë u zhvilluan 16 duele në kët turne te boksit morën pjesë boksierët nga klubet e Kosovës dhe klubi i boksit “Tirana” nga Shqipëria. Juria shpalli dhe boksierët më të mirë të…

Read More >>

KUVENDI I RREGULLT I PUNËS I FBOXK

May 6, 2022

Me 05 Maj Në Hotel “Sirius” në Prishtinë, Federata e Boksit e Kosovës mbajti Kuvendin e rregullt të punës.Kuvendi u përfaqësua nga gjithsejt 28 klube dhe 35 delegat nga 45 që numërojnë klubet plus 3 delegat nga tri shoqatat: Gjyqtarëve, trajnerëve dhe delegatëve, gjithsejt 38 delegat me të drejt vote.Present për të vëzhguar procesin e Kuvendit nga afër ishin Znj. Adelina Bacaj nga DSK dhe nënkryetari I KOK z. Gazmend…

Read More >>

Federata e boksit vazhdon me gara sipas kalendarit të garave 2022.

April 30, 2022

Klubi i boksit “Dardanët”Prishtinë organizon Turneun e dytë me radhë për nder të dy heronjëve “Armend Trena & Malsor Dashi” në Kaçanik me 07 Maj 2022 me fillin në ora 12:00.Peshimi i boksierëve nga ora 08:00 – 09:00.Drejtësinë e ndajnë:1.Agim Shala2.Fadil Bekteshi3.Safet Syla4.Fatlum Agushi5.Filip NueDelegat: Nadir Shllaku

Read More >>

Presidenti Krasniqi priti delegacionin e boksit, pas suksesit në Kampionatin Evropian të të Rinjve

April 27, 2022

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës ka pritur sot delegacionin e boksit pas suksesit të arritur në Kampionatin Evropian të të Rinjve (U-18), të mbajtur në Sofia të Bullgarisë, me ç’rast boksierët Taulant Jakupi dhe Donat Syla, fituan medaljet e bronzta. Të pranishëm në takim ishin edhe kryetari i Federatës së Boksit të Kosovës (FBoxK), Enver Krasniqi, trajneri Faton Xhakli, dhe gjyqtari, Latif Demolli, i cili ndau drejtësinë në Evropian….

Read More >>