Boksierja kosovare, Donjeta Sadiku, e ka nisur mbarë Kampionatin Botëror të Boksit “Stamboll 2022”, duke shënuar fitore bindëse 5:0 ndaj japonezes, Ayska Taguchi, kategoria 57-60 kg.
Donjeta boksoi sot në mbrëmje, ndërsa po garon në kategorinë deri 60 kilogramë.
Përballë e kishte boksieren nga Japonia, Ayaka Taguchi. Donjeta ka dominuar plotësisht, ndërsa shkëlqeu sidomos në raundin e dytë. Ajo realizoi goditje të forta, ndërsa japonezja u gjend në nokdaun.
Në xhiron tjetër, Donjeta do të ketë kundërshtare nga Afrika.
![](https://www.fboxk.com/wp-content/uploads/2022/05/279693916_10159808846877243_3739418623640977421_n-2.jpg)