Kampionatin Evropian për shkollar (Kadet)Erzurum,Turkye 

August 14, 2022

Boksi i Kosovës e fillon me humbje në Kampionatin Evropian për shkollar (kadet), që po mbahet në Erzurum të Turqisë. 50 kg Eldar Aliu pësoi humbje nga boksieri serb Gjorgje Markoviq  dhe u eliminua nga garat e mëtutjeshme. Dy boksierët tjerë boksojnë me 15 gusht. 52 kg Flori Tarani për kundërshtar Julian Buletica nga Rumania dhe 54 kg Ensar Badallaj ndaj armenit Aleks Pertosyan.

Read More >>

Eldar Aliu ndeshet me boksierin nga Serbia

August 12, 2022

Zyra e Federatës së Boksit të Kosovës, njofton se shorti nuk është i lehtë për boksierët e Kosovës. Ata besojnë në rezultate sa më të mira, madje edhe në ndonjë medalje.  “U hodh shorti i Kampionatit Europian për shkollar (kadet) në Erzurum të Turqisë. Në 50 kg Eldar Aliu do të boksojë kundër boksierit nga Serbia Gjorgje Markoviq: 52 kg Flori Tarani për kundërshtar ka boksierin rumun Ciprijan Julian Buletica…

Read More >>

Boksierët e Kosovës udhëtojnë për në Turqi

August 10, 2022

Boksierët e rinj të kombëtares së Kosovës, udhëtojnë për në Turqi, me synime që të dalin me rezultate sa më të mira.  “Boksierët e Kosovës në boks udhëtuan në Kampionati Evropian për shkollar (kadet) qe mbahet nga 11 e deri me 21 gusht në Erzurum. Kosova përfaqësohet me 3 boksierë: 50 kg Eldar Aliu ,52 kg Flori Tarani, 54 kg Ensar Badallaj. Selektori Besnik Vranoci dhe gjyqtari ndërkombëtar Latif Demolli….

Read More >>

NJOFTIM PËR TË GJITHË TRAJNERËT E LICENCUAR TË FEDERATËS SË BOKSIT TË KOSOVËS

August 9, 2022

NGA KOMITETI OLIMPIK I KOSOVES- KOK PËR TË GJITHA FEDERATAT Të nderuar përfaqesues të Federatave, DOSB- Konfederata e Sporteve Olimpike Gjermane dhe Komiteti Olimpik i Maqedonise se Veriut, kanë dërguar ftesën për trajnim,bazuar ne axhendën Olimpike 2020+5 të Kartes Olimpike për të forcuar rolin dhe rendesine e sportit. Si Konfederata e Sporteve Olimpike Gjermane (DOSB) ashtu edhe Komiteti Olimpik i Maqedonisë së Veriut (MOK) besojnë në potencialin e sportit për…

Read More >>

FEDERATA E BOKSIT E KOSOVËS – NJOFTIM

July 19, 2022

Federata e Boksit e Kosovës njofton të gjitha klubet e boksit që nga data 23 korrik 2022 deri me 15 gusht 2022 do të jenë ditë pushimi për klubet e boksit, dhe mund ti lëshojn garuesit në pushime, për arsye se nuk do të ketë gara. Verejtje: Nuk është obligative, klubet mund të vazhdojnë sipas planëprogramit të tyre.

Read More >>

Medalistët e Lojërave Mesdhetare Oran2022, u pritën nga kryeministri Albin Kurti

July 19, 2022

Medalistët e Lojërave Mesdhetare Oran 2022, në krye me presidentin e Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, janë pritur të hënën nga kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i cili shoqërohet nga ministri për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrullah Çeku dhe zëvendësministrja e MKRS, Daulina Osmani. Të pranishëm në takim ishin edhe drejtuesit e Federatave të Xhudos së Kosovës (FXHK) dhe Federatës së Boksit të Kosovës (FBOXK), Agron Kuka…

Read More >>

MEDALJA E BRONZËT QË SHKËLQEN SI ARI NGA L.M.ORAN 2022 ALGJERI

July 4, 2022

Përfaqësuesja e Kosoves në boks mori pjesë me 4 boksier në L.M.Oran 2022 dhe arriti rezultate: Medalja e bronzët vendi i 3 Shpetim Bajoku, vendi i 5 Bashkim Bajoku dhe 2 vende të 7 Lorent Murati dhe Patriot Behrami. Shpëtim Bajoku arriti pas 31 viteve të sjell medalje nga Lojrat Mesdhetare në Kosovë. Edhe pse në gjysmëfinale u dëmtua nga gjyqtarët në duel me boksierin vendor të Algjerisë Abdelli Yahia,…

Read More >>

Kokën lart kampion Bajokut i takon e bronzta

Boksieri ynë, Shpejtim Bajoku, dëshmoi edhe sonte se ka të ardhme të ndritur, pavarësisht se fitorja në fund i takoi algjerianit, Jahia Abdelli, që kishte përkrahjen e fuqishme të tifozëve vendas. Meçi i takonte gjysmëfinales së kategorisë -63 kilogramë në boks në Lojërat Mesdhetare Oran 2022. Boksieri ynë e fitoi raundin e parë, por që dy raundet në vijim sipas gjyqtarëve i takuan algjerianit. Sidoqoftë, Bajoku kishte siguruar medaljen e…

July 4, 2022
Read More >>

Boksieri Shpetim Bajoku kalon në gjysmëfinale të Lojërave Mesdhetare

June 29, 2022

Boksieri kosovar Shpëtim Bajoku, i klubit të boksit “Gollaku” ka gjasa të dekorohet me medalje në Lojërat Mesdhetare që po mbahen në Algjeri. Ai ka kaluar në gjysmëfinale të këtij kampionati, ku mposhti Essam Amen nga Egjipti, transmeton KlanKosova.tv. Ai tash përballë vetes në kategorinë -63 kilogramë do ta ketë të enjten algjerianin Abdelli. Ka 31 vjet që asnjë kosovar nuk e ka arritur këtë pikë, e i fundit më…

Read More >>