• Kampionati individual i Kosovës në boks: Donat Syla, Zenel Hasani dhe Ensar Badalli, ishin më të mirët
  • Donjeta Sadiku dhe vëllezrit Shpetim dhe Bashkim Bajoku vazhdojnë me përgaditje
  • KAMPIONATI INDIVIDUAL I KOSOVËS NË BOKS 27-28.04.2024 GJILAN
  • Kampionati Evropian për të rinjë (Youth) U18 Poreç, Kroaci
  • Federata e Boksit kërkon selektor, e hapur edhe për trajnerë të huaj

Shpetim Bajoku nuk arriti të vazhdojë rrugëtimin drejt normës olimpike Paris 2024

Shpetim Bajoku nuk arriti të vazhdojë rrugëtimin drejt normës olimpike Paris 2024 në turneun botëror kualifikues të boksit, që po mbahet në Arsizio të Italisë. Bajoku pësoi humbje nga kampioni i botës 2023, Ruslan Abdullayev i Uzbekistanit, në rrethin e tretë të kategorisë -63.5 kg. Shpetimi do të ketë edhe një rast, në turneun e dytë botëror kualifikues, që mbahet në Bangkok të Tajlandës në muajin maj. I urojmë fat…

Read More >>

Sadiku siguron “vizën” për në Lojërat Olimpike Paris 2024

Donjeta Sadiku i ka sjell normën e parë olimpike në histori të boksi të Kosovës. Boksierja jonë siguroi kualifikimin në Lojërat Olimpike Paris 2024, pasi sot mundi italianen, Alessia Mesiano, në gjysmëfinalen e kategorisë -60 kg, të turneut botëror kualifikues për LO Paris 2024. Me katër fitore radhazi, Sadiku siguroi ‘vizën’ për LO PARIS 2024. Urime Donjetës për mundin dhe sakrificën e deritashme për ta ndjekur ëndrrën për medalje olimpike.

Read More >>

Bajoku e mposht boksierin nga Kirgistan, i duhen edhe dy fitore për të marrë pjesë në LO “Paris 2024”

Edhe Shpetim Bajoku e ka nisur mbarë turneun kualifikues botëror të boksit për Lojërat Olimpike Paris 2024, që po mbahet në Busto Arsizio të Italisë. Bajoku, rrethin e parë e kaloi pa luftë, ndërsa sonte mundi garuesin nga Kirgistani, Imamnazariv Mirzokhid, kategoria -63.5 kg. Shpetimit i duhen edhe dy fitore për t’u kualifikuar në gjysmëfinale, që nënkupton kualifikimin në LO Paris 2024. I urojmë fat dhe suksese Bajokut. FORCA SHPETO

Read More >>

Sadiku një fitore larg normës olimpike

Donjeta Sadiku ka fituar edhe luftën e tretë në turneun botëror kualifikues të boksit për Lojërat Olimpike Paris 2024. Boksierja kosovare mundi gjermanen Felicitas Ganglbauer, në çerekfinalen e kategorisë -60 kg, për t’u kualifikuar në gjysmëfinale. Donjetës tani i duhet vetëm edhe një fitore për ta siguruar normën olimpike Paris 2024.

Read More >>

Sadiku e mposht boksieren greke, i duhen edhe dy fitore për të marrë pjesë në LO “Paris 2024”

Boksierja nga Kosova, Donjeta Sadiku, është kualifikuar në çerekfinale të turneut kualifikues botëror të boksit për Lojërat Olimpike “Paris 2024”. Sadiku në çerekfinale e ka mposhtur sportisten greke, Christina Linardatou në kategorinë -60 kilogram. Asaj i duhen edhe dy fitore për ta siguruar pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

Read More >>

Tre boksierë kërkojn normën olimpike Paris 2024 në turneun kualifikues botëror

Tre boksierët tanë, Donjeta Sadiku dhe vëllezërit Shpetim e Bashkim Bajoku, ndodhen në Arsizio të Italisë, ku prej nesër e deri më 11 mars mbahet turneu i parë kualifikues botëror për Lojërat Olimpike Paris 2024. Boksierët tanë do të kërkojnë normën olimpike, të parën ndonjëherë për sportin e boksit në Kosovë. Për ta fituar biletën, Sadikut, që garon në kategorinë -60 kg, i duhet të përfundojë në njërën nga tri…

Read More >>

​Sadiku dhe vëllezërit Bajoku marrin pjesë në turneun kualifikues botëror të boksit për LM Paris 2024

Boksierët kosovarë, vëllezërit Shpëtim dhe Bashkim Bajoku, ushtruesi i detyrës së selektorit të Kosovës Musli Zymberi do të udhëtojnë në Busto Arsizio të Italisë. Ekipit do t’i bashkohet, boksierja Donjeta Sadiku dhe trajnerja Marjola Sallauka, të cilat janë në kamp në Asissi të Italisë. Boksierët e përzgjedhur do të marrin pjesë në turneun e parë kualifikues botëror të boksit për Lojërat Olimpike Paris 2024. Turneu kualifikues do të mbahet nga…

Read More >>

Patriot Behrami, fitues i trofeut “Pavarësia”

Federata e Boksit e Kosovës (FboxK) për të 16-ën herë organizoi sot turneun ndërkombëtar të boksit “Pavarësia”. Pjesëmarrëse në këtë turne, përveç Kosovës, ishin shtetet e rajonit si Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, raporton KosovaPress. Duelet ishin tejet të mira, ndërsa u tregua boks cilësor e luftarak, e që boksieri më i mirë i turneut u zgjodh Patriot Behrami. Më poshtë mund të gjeni çmimet e fituara dhe të…

Read More >>

DONJETA SADIKU NË KAMPIN PËRGADITOR NDËRKOMBËTAR NË ASISSI (ITALI)

Boksierja Donjeta Sadiku së bashku me trajneren Marjola Sallauka në mbështetje të KOK nga 13 deri me 29 shkurt janë në pergaditje në kampin ndërkombëtar në Assisi (Itali).Donjeta Sadiku është njëra ndër kandidatet kryesore për Lojrat Olimpike, këto përgaditje janë të mirëseardhura për Donjeten që të jetë në formë sa më të mirë për garen kualifikuese për Lojrat Olimpike Parisi 2024, që do të mbahen nga 02-12 Mars në Busto…

Read More >>

VËLLEZRIT BAJOKU NË KAMPIN PËRGADITOR NDËRKOMBËTAR NË SOFIA (BULLGARI)

Boksieri Shpëtim Bajoku në mbështetje të KOK, nga 13 shkurti deri me 27 shkurt gjindet në përgaditje në kampin ndërkombëtar në Sofia (Bullgari). Në këto përgaditje në mbështetje të Federates së boksit është edhe Bashkim Bajoku, keto përgaditje janë të mirëseardhura për vëllezrit Bajoku para turneut botëror kualifikues për Lojrat Olimpike Parisi 2024 që do të mbahen nga 02-12 Mars në Busto Arzizio, Itali.

Read More >>