• Turneu Memorial kushtuar “Faruk Kaliqanit” dhe ish boksierve tjerë të Pejës
  • Kosova me 4 medalje nga Turneu ndërkombëtar “Brussels Capital Tournament”
  • Donjeta Sadiku fiton medaljen e artë në turneun “Brussels Capital”
  • Donjeta Sadiku në finale të turneut ndërkombëtar “Brussels Capital Tournament”
  • Kosova me dy boksierë dhe dy boksiere në turneun ndërkombëtar “Brussels Capital Tournament”

Sadiku siguron “vizën” për në Lojërat Olimpike Paris 2024

Donjeta Sadiku i ka sjell normën e parë olimpike në histori të boksi të Kosovës. Boksierja jonë siguroi kualifikimin në Lojërat Olimpike Paris 2024, pasi sot mundi italianen, Alessia Mesiano, në gjysmëfinalen e kategorisë -60 kg, të turneut botëror kualifikues për LO Paris 2024. Me katër fitore radhazi, Sadiku siguroi ‘vizën’ për LO PARIS 2024. Urime Donjetës për mundin dhe sakrificën e deritashme për ta ndjekur ëndrrën për medalje olimpike.

Lexo më shumë >>

Bajoku e mposht boksierin nga Kirgistan, i duhen edhe dy fitore për të marrë pjesë në LO “Paris 2024”

Edhe Shpetim Bajoku e ka nisur mbarë turneun kualifikues botëror të boksit për Lojërat Olimpike Paris 2024, që po mbahet në Busto Arsizio të Italisë. Bajoku, rrethin e parë e kaloi pa luftë, ndërsa sonte mundi garuesin nga Kirgistani, Imamnazariv Mirzokhid, kategoria -63.5 kg. Shpetimit i duhen edhe dy fitore për t’u kualifikuar në gjysmëfinale, që nënkupton kualifikimin në LO Paris 2024. I urojmë fat dhe suksese Bajokut. FORCA SHPETO

Lexo më shumë >>

Sadiku një fitore larg normës olimpike

Donjeta Sadiku ka fituar edhe luftën e tretë në turneun botëror kualifikues të boksit për Lojërat Olimpike Paris 2024. Boksierja kosovare mundi gjermanen Felicitas Ganglbauer, në çerekfinalen e kategorisë -60 kg, për t’u kualifikuar në gjysmëfinale. Donjetës tani i duhet vetëm edhe një fitore për ta siguruar normën olimpike Paris 2024.

Lexo më shumë >>

Sadiku e mposht boksieren greke, i duhen edhe dy fitore për të marrë pjesë në LO “Paris 2024”

Boksierja nga Kosova, Donjeta Sadiku, është kualifikuar në çerekfinale të turneut kualifikues botëror të boksit për Lojërat Olimpike “Paris 2024”. Sadiku në çerekfinale e ka mposhtur sportisten greke, Christina Linardatou në kategorinë -60 kilogram. Asaj i duhen edhe dy fitore për ta siguruar pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

Lexo më shumë >>

Tre boksierë kërkojn normën olimpike Paris 2024 në turneun kualifikues botëror

Tre boksierët tanë, Donjeta Sadiku dhe vëllezërit Shpetim e Bashkim Bajoku, ndodhen në Arsizio të Italisë, ku prej nesër e deri më 11 mars mbahet turneu i parë kualifikues botëror për Lojërat Olimpike Paris 2024. Boksierët tanë do të kërkojnë normën olimpike, të parën ndonjëherë për sportin e boksit në Kosovë. Për ta fituar biletën, Sadikut, që garon në kategorinë -60 kg, i duhet të përfundojë në njërën nga tri…

Lexo më shumë >>

​Sadiku dhe vëllezërit Bajoku marrin pjesë në turneun kualifikues botëror të boksit për LM Paris 2024

Boksierët kosovarë, vëllezërit Shpëtim dhe Bashkim Bajoku, ushtruesi i detyrës së selektorit të Kosovës Musli Zymberi do të udhëtojnë në Busto Arsizio të Italisë. Ekipit do t’i bashkohet, boksierja Donjeta Sadiku dhe trajnerja Marjola Sallauka, të cilat janë në kamp në Asissi të Italisë. Boksierët e përzgjedhur do të marrin pjesë në turneun e parë kualifikues botëror të boksit për Lojërat Olimpike Paris 2024. Turneu kualifikues do të mbahet nga…

Lexo më shumë >>

Patriot Behrami, fitues i trofeut “Pavarësia”

Federata e Boksit e Kosovës (FboxK) për të 16-ën herë organizoi sot turneun ndërkombëtar të boksit “Pavarësia”. Pjesëmarrëse në këtë turne, përveç Kosovës, ishin shtetet e rajonit si Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, raporton KosovaPress. Duelet ishin tejet të mira, ndërsa u tregua boks cilësor e luftarak, e që boksieri më i mirë i turneut u zgjodh Patriot Behrami. Më poshtë mund të gjeni çmimet e fituara dhe të…

Lexo më shumë >>

DONJETA SADIKU NË KAMPIN PËRGADITOR NDËRKOMBËTAR NË ASISSI (ITALI)

Boksierja Donjeta Sadiku së bashku me trajneren Marjola Sallauka në mbështetje të KOK nga 13 deri me 29 shkurt janë në pergaditje në kampin ndërkombëtar në Assisi (Itali).Donjeta Sadiku është njëra ndër kandidatet kryesore për Lojrat Olimpike, këto përgaditje janë të mirëseardhura për Donjeten që të jetë në formë sa më të mirë për garen kualifikuese për Lojrat Olimpike Parisi 2024, që do të mbahen nga 02-12 Mars në Busto…

Lexo më shumë >>

VËLLEZRIT BAJOKU NË KAMPIN PËRGADITOR NDËRKOMBËTAR NË SOFIA (BULLGARI)

Boksieri Shpëtim Bajoku në mbështetje të KOK, nga 13 shkurti deri me 27 shkurt gjindet në përgaditje në kampin ndërkombëtar në Sofia (Bullgari). Në këto përgaditje në mbështetje të Federates së boksit është edhe Bashkim Bajoku, keto përgaditje janë të mirëseardhura për vëllezrit Bajoku para turneut botëror kualifikues për Lojrat Olimpike Parisi 2024 që do të mbahen nga 02-12 Mars në Busto Arzizio, Itali.

Lexo më shumë >>

FboxK organizon turneun ndërkombëtar “Pavarësia”

FboxK do ta organizojë këtë turne për të 16-ën herë me radhë Pjesëmarrëse të këtij turneu, krahas Kosovës, do të jenë edhe shtetet e rajonit si Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria. Turneu do të zhvillohet me fillim nga ora 12:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë. Peshimi i boksierëve do të bëhet nga ora 08-09h. Gjyqtarë do të jenë: Agim Shala, Agim Tahiraj, Fadil Bekteshi, Visar Ibrahimi,…

Lexo më shumë >>