VËLLEZRIT BAJOKU NË KAMPIN PËRGADITOR NDËRKOMBËTAR NË SOFIA (BULLGARI)

Pas përgaditjeve në Ferizaj vëllezrit Bashkim dhe Shpetim Bajoku nën përkujdesjen e selektorit Faton Xhakli udhëtuan në përgaditje në kampin ndërkombëtar në Sofia (Bullgari).

Boksieri Shpëtim Bajoku në këto përgaditje mbështetet nga KOK-u, ndersa në mbështetje të Federatës së boksit është Bashkim Bajoku dhe Faton Xhakli.

Këto përgaditje janë të mirëseardhura për vëllezrit Bajoku para turneut botëror kualifikues për Lojrat Olimpike Parisi 2024 që do të mbahen nga 24 maj – 02 qershor në Bankok (Tajlandë).