Faton Xhakli selektor i ri i kombëtares së Kosovës

Faton Xhakli është emëruar selektor i ri i kombëtares së Kosovës në boks për senior.

“Bordi i Federatës së boksit të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt ku ndër pikat kryesore ishte përzgjedhja e selektorit në kategorinë e seniorëve.

Pasi bordi shqyrtoi kandidaturën e aplikuesve, dhe me vota të bordit selektor i kombëtares së seniorëve u zgjodh Faton Xhakli.

Pasi posti i selektorit të femrave mbeti i zbrazët ushtrues detyre u emërua trajnerja Marjola Sallauka.

Pika tjetër ishte mbajtja e Kampionatit individual për senior (youth) dhe junior 2024 në Gjilan ku u diskutua për mbarëvajtjen e turneut ku u cilësua si një ndër kampionatet me boks të mirë dhe cilësor ku kishte pjesëmarrje masive e klubeve të boksit që janë nën ombrellën e FBOXK.

Pjesë e diskutimit ishte edhe organizimi i Turneut ndërkombëtar “Lah Nimani” që do të mbahët gjatë këtij muaji.