Kosova ka shënuar një tjetër paraqitje të suksesshme në arenën ndërkombëtare të boksit gjatë Adriatik Pearl Ëorld Cup U19, e cila u mbajt nga 2 deri më 12 mars 2026 në Budva të Malit të Zi. Boksieri kosovar Riad Isufi arriti të fitojë medaljen e bronztë në kategorinë 55 kilogramë, duke përfaqësuar me sukses Kosovën në këtë turne të fortë ndërkombëtar ku morën pjesë boksierë të rinj nga shumë shtete…
Turneu i boksit “8 Marsi – Dita Ndërkombëtare e Gruas” u mbajt në Prishtinë
Klubi i Boksit për Femra K.B. “Dodona” Prishtinë organizoi të dielën, më 8 mars 2026, turneun e veçantë të boksit “8 Marsi – Dita Ndërkombëtare e Gruas”, i cili u zhvillua në sallën sportive “1 Tetori” në Prishtinë. Turneu solli 7 meçe shumë interesante, ku boksierë dhe boksiere nga klube të ndryshme të Kosovës u përballën në ring, duke ofruar ndeshje cilësore dhe atmosferë sportive. Pas përfundimit të meçeve, juria…
Riad Isufi ndalet në gjysmëfinale, siguron medaljen e bronztë në “Adriatik Pearl”
Sot, më 9 mars, duke filluar nga ora 15:00, në gjysmëfinale u paraqit në ring boksieri i kategorisë 55 kg, Riad Isufi. Ai u përball me boksierin nga Serbia, Filip Stojanovic, nga i cili pësoi humbje. Me këtë rezultat, Riad Isufi e përfundon garën me medalje të bronztë në këtë turne ndërkombëtar prestigjioz. Edhe pse pritjet dhe besimi ishin që Riadi të arrinte finalen dhe të luftonte për medaljen e…
Flori Tarani e nis mirë, por humb përballë kubanezit Mustelier
Kupa Botërore e Boksit për të Rinj U19 “Adriatik Pearl”2 – 12 Mars 2026 | Budva, Mali i Zi Sot, më 6 mars, në ring u ngjit boksieri ynë në kategorinë 75 kg, Flori Tarani, i cili u përball me boksierin kubanez Castido Mustelier Raul Daniel. Pas një dueli shumë të fortë , raundi i parë i takoi boksierit tonë, Taranit i cili tregoi paraqitje të mirë dhe kontroll në…
Badallaj pëson humbje ndaj gjermanit Jason Sovva në “Adriatic Pearl”
Kupa Botërore e Boksit për të Rinj U19 “Adriatik Pearl” 2 – 12 Mars 2026 | Budva, Mali i Zi Në kuadër të Kupës Botërore të Boksit për të Rinj U19 “Adriatik Pearl”, që po zhvillohet në Budva të Malit të Zi, sot më 5 Mars, nga ora 15:00, në ring u paraqit boksieri ynë në kategorinë 70 kg, Ensar Badallaj i cili pësoi humbje nga boksierin gjerman Jason Sovva.
Riad Isufi fiton në “Adriatic Pearl”, Luan Rrahmani humb ngushtë pas një dueli të fortë
Kupa Botërore e Boksit për të Rinj U19 – 35th “Adriatic Pearl” 2 – 12 Mars 2026 Budva, Mali i Zi Sot, më 04 Mars 2026, duke filluar nga ora 15:00, në kuadër të Kupës Botërore të Boksit për të Rinj U19 “Adriatic Pearl”, në ring u paraqitën dy boksierë nga Kosova, të cilët zhvilluan duele mjaft të forta dhe emocionuese. Në kategorinë deri në 55 kg, Riad Isufi u…
Federata e Boksit e Kosovës (FBoxK) vazhdon me organizimin e garave sipas kalendarit 2026
Në kuadër të aktiviteteve të parapara me kalendarin zyrtar për vitin 2026, Klubi i Boksit “Dodona” nga Prishtina, organizon turneun e boksit me rastin e “8 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Gruas” Turneu do të mbahet: Vendi: Salla e Sporteve “1 Tetori”, Prishtinë Data: 08 Mars Matja (peshimi i sportistëve/sportisteve): 09:00 – 10:00 Fillimi i turneut: 13:00 Ky turne është i hapur për të gjitha grupmoshat, si për djem ashtu…
Ekipi i Kosovës udhëton drejt turneut ndërkombëtar “Adriatic Pearl” për të Rinj U19
Ekipi i Boksit të Kosovës sot ka udhëtuar drejt Budvës, Mali i Zi, për të marrë pjesë në turneun prestigjioz ndërkombëtar “Adriatic Pearl” për të Rinj U19, i cili do të mbahet nga 2 deri më 12 mars 2026. Federata e Boksit e Kosovës vazhdon paraqitjet në arenën ndërkombëtare, ndërsa destinacioni i radhës është ky turne i njohur, që mbledh boksierë të talentuar nga vende të ndryshme të botës. Kosova…
Donjeta Sadiku kampione e artë në Strandja 2026
Boksierja kosovare Donjeta Sadiku ka shkëlqyer në arenën ndërkombëtare duke fituar medaljen e artë në edicionin e 77-të të turneut prestigjioz ndërkombëtar të boksit “Strandja 2026”, që u mbajt në Sofje të Bullgarisë. Në finalen e kategorisë deri në 60 kilogramë, Sadiku u përball me brazilianen Rebeca De Santos në një duel të fortë dhe plot emocione. Që nga gongu i parë, ajo tregoi vendosmëri, teknikë dhe dominim në ring….
Donjeta Sadiku në finale të “Strangja”, synon medaljen e artë
Boksierja kosovare Donjeta Sadiku ka siguruar finalen e turneut prestigjioz të boksit amator “Strangja”, që po zhvillohet në Sofje. Me një paraqitje mbresëlënëse në gjysmëfinale, Sadiku dominoi përballjen ndaj egjiptianes Ayyad Yomna, duke e mposhtur pas tre raundesh dhe duke prerë biletën për finalen e kategorisë deri në 60 kilogramë. Me këtë sukses, ajo tashmë e ka të sigurt një medalje, por objektivi i saj mbetet i qartë – medalja…





