Kupa Botërore e Boksit për të Rinj U19 “Adriatik Pearl”2 – 12 Mars 2026 | Budva, Mali i Zi
Sot, më 6 mars, në ring u ngjit boksieri ynë në kategorinë 75 kg, Flori Tarani, i cili u përball me boksierin kubanez Castido Mustelier Raul Daniel.
Pas një dueli shumë të fortë , raundi i parë i takoi boksierit tonë, Taranit i cili tregoi paraqitje të mirë dhe kontroll në ring. Megjithatë, në raundin e dytë dhe të tretë më i suksesshëm u tregua boksieri kubanez, duke arritur të përmbysë rezultatin.
Në përfundim të ndeshjes, fitues u shpall Castido Mustelier Raul Daniel nga Kuba.

