Ekipi i Kosovës udhëton drejt turneut ndërkombëtar “Adriatic Pearl” për të Rinj U19

Ekipi i Boksit të Kosovës sot ka udhëtuar drejt Budvës, Mali i Zi, për të marrë pjesë në turneun prestigjioz ndërkombëtar “Adriatic Pearl” për të Rinj U19, i cili do të mbahet nga 2 deri më 12 mars 2026.

Federata e Boksit e Kosovës vazhdon paraqitjet në arenën ndërkombëtare, ndërsa destinacioni i radhës është ky turne i njohur, që mbledh boksierë të talentuar nga vende të ndryshme të botës.

Kosova në këtë turne do të përfaqësohet nga katër boksierë:

• Riad Isufi (55 kg)

• Ensar Badallaj (70 kg)

• Flori Tarani (75 kg)

• Luan Rrahmani (+90 kg)

Ekipi do të udhëhiqet nga trajneri Shefki Bogujevci, ndërsa drejtësinë në këtë turne do ta ndajë gjyqtari ndërkombëtar Latif Demolli.

Federata e Boksit e Kosovës u uron suksese boksierëve tanë në këtë garë.