PUBLIKOHET POSTERI ZYRTAR I TURNEUT “ADEM JASHARI”
Federata e Boksit e Kosovës më 26-27.11.2016 organizon edicionin e 18-të të turneut “Adem Jashari”. Tashmë është publikuar posteri dhe formati zyrtar i prezantimit medial të këtij turneu. Ndërkohë nesër në orën 12:00 në Shtëpinë e Sporteve nê Prishtinë, FBoxK nesër ka paralajmëruar konferencën e parë për media, ku do të zbulohen detaje nga edicioni i sivjemë.









