KURSI PËR ADMINISTRATORË HYN NË DITËN PËRMBYLLËSE

KURSI PËR ADMINISTRATORË HYN NË DITËN PËRMBYLLËSE

E diela ka qenë dita e fundit e punës së kursit bazik për administratorët sportive. Kursi bazik që ka filluar të premten, është ndjekur nga 24 trajnerë, admionistratorë, menaxherë dhe gazetarë sportivë, të cilët përmes ndjekjes së ligjeratave dhe duke qenë pjesë e punimeve në këtë seminar, do të certifikohen me diplomën bazike të administratorëve sportivë, e cila lëshohet nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, me implementim të projektit nga Komiteti Olimpik i Kosovës.

Në kursin e parë të këtij lloji, të organizuar për administratorët sportive në Federatën e Boksit të Kosovës, për tre ditë rradhazi është vërejtur entuziazëm dhe punë aktive e pjesëmarrësve. Duke nxjerrur konkluzat e tre ditëve të punimeve të këtij kursi, të pranishmit kanë ardhur deri në përmbyllje dhe paraqitje të një draft-plani të strategjisë katër vjecare për sportin e Boksit në Kosovë, në periudhën 2017-2020.

Federata e Boksit e Kosovës ishte e para që ka përfituar nga Solidariteti Olimpik, për të realizuar kursin bazik për administratorët sportiv, të cilët kanë qenë personalitete që kanë përfaqësuar profile të ndryshme të palëve me interes për Federatën e Boksit të Kosovës. Seminare të tilla do të vazhdohen edhe me 13 federatat tjera sportive në Kosovë, duke vazhduar me Federatën e Notit të Kosovës.

DSC_0002 DSC_0003

DSC_0004

DSC_0007

DSC_0009

DSC_0010

DSC_0013

DSC_0018

DSC_0020

DSC_0026

DSC_0032

DSC_0047

DSC_0049

DSC_0050

DSC_0052

DSC_0067

DSC_0068

DSC_0075

Leave a Reply

Your email address will not be published.