Ensar Badallaj lufton sot për medaljen e artë në Evropianin e boksit
Boksieri ynë, Ensar Badallaj do të boksojë sot për medaljen e artë në Kampionatin Evropian të boksit në grupmoshat U15. Badallaj bokson sot në finale të këtij Evropiani që po mbahet në Maribor të Sllovenisë, ku përballë e ka boksierin nga Rumania, Florin-Nelu Almeanu. Badallaj dhe Almeanu ngjiten në ring sot me fillim nga ora 17:30.