• TURNEU MEMORIAL I BOKSIT KUSHTUAR “KOMANDANT DRINIT”
  • KAMPIONATI EVROPIAN U23 – POREÇ, KROACI (14–25 NËNTOR 2026)
  • TURNEU MEMORIAL I BOKSIT “XHAFER THAQI”
  • Dy medalje të argjendta dhe një kupë për Kosovën!
  • Kosova përfaqësohet me dy boksierë në Kampionatin Evropian U23!

TURNEU MEMORIAL I BOKSIT KUSHTUAR “KOMANDANT DRINIT”

Federata e Boksit e Kosovës (FBOXK) vazhdon realizimin e aktiviteteve sportive sipas kalendarit të saj për vitin 2026. Në kuadër të këtyre aktiviteteve, Klubi i Boksit “Prizreni” nga Prizreni organizon Turneun tradicional memorial të boksit, kushtuar “Komandant Drinit”, në nderim të kujtimit, jetës dhe kontributit të tij. Turneu do të mbahet më 5 dhjetor 2026, në Palestrën e Sporteve “Sezai Surroi” në Prizren, me fillim nga ora 15:00. Orari i…

Lexo më shumë >>

KAMPIONATI EVROPIAN U23 – POREÇ, KROACI (14–25 NËNTOR 2026)

Në kuadër të Kampionatit Evropian U23, që po mbahet në Poreç të Kroacisë, sot në ring u paraqitën dy boksierët tanë, Agnesa Veseli dhe Zenel Hasani. Boksierja Agnesa Veseli (51 kg), në kuadër të çerekfinales, pësoi humbje nga boksierja ukrainase Taisiia Pokusai. Ndërsa boksieri Zenel Hasani (65 kg), në meçin e 1/8 së finales, u mposht nga boksieri sllovak Juraj Bona.

Lexo më shumë >>

TURNEU MEMORIAL I BOKSIT “XHAFER THAQI”

Federata e Boksit e Kosovës (FBOXK) vazhdon realizimin e aktiviteteve sportive në kuadër të kalendarit të saj për vitin 2026. Në kuadër të këtyre aktiviteteve, Klubi i Boksit “Gjakova 137” nga Gjakova organizon Turneun tradicional memorial të boksit “Xhafer Thaqi”, në nderim të kujtimit dhe kontributit të tij. Turneu do të mbahet më 21 nëntor 2026, në Palestrën e Sporteve “Shani Nushi” në Gjakovë, duke filluar nga ora 14:00. Peshimi…

Lexo më shumë >>

Dy medalje të argjendta dhe një kupë për Kosovën!

Boksierët e Kombëtares së Kosovës kanë fituar dy medalje të argjendta dhe një kupë në Turneun Ndërkombëtar të Boksit “Gongu i Artë”, i cili u mbajt në Shkup të Maqedonisë së Veriut, nga 12 deri më 16 nëntor 2026. 60 kg – Bashkim Bajoku Pas dy fitoreve të shënuara në këtë turne, Bashkim Bajoku u kualifikua në finale, ku u përball me boksierin ukrainas Vasko Oleksandr. Në një meç mjaft…

Lexo më shumë >>

Kosova përfaqësohet me dy boksierë në Kampionatin Evropian U23!

Sonte, në Poreç të Kroacisë, u mbajt mbledhja teknike dhe u hodh shorti për boksierët pjesëmarrës në Kampionatin Evropian U23, i cili po zhvillohet nga 14 deri më 25 nëntor 2026. Kosova në këtë kampionat përfaqësohet me dy garues, një femër dhe një mashkull: 51 kg – Agnesa Veseli Agnesa Veseli e kalon xhiron e parë pa luftë, ndërsa më 20 nëntor do të boksojë kundër fitueses së duelit ndërmjet…

Lexo më shumë >>

Fitore të Bashkim Bajokut dhe Leotrim Berishës – të dy në finale

Boksierët e Kombëtares së Kosovës kanë shënuar dy fitore të rëndësishme në gjysmëfinale të Turneut Ndërkombëtar të Boksit “Gongu i Artë”, që po mbahet në Shkup të Maqedonisë së Veriut. 60 kg – Bashkim Bajoku shënoi fitore në meçin e tij të dytë, duke mposhtur boksierin nga Serbia, Miloš Stanišić, dhe u kualifikua në finalen e turneut, ku do të përballet me boksierin nga Ukraina, Vasko Oleksandr. 70 kg –…

Lexo më shumë >>

Fitore për Bashkim Bajokun në “Gongun e Artë”!

Boksieri i Kombëtares së Kosovës, Bashkim Bajoku, ka shënuar fitore në meçin e tij të parë në Turneun Ndërkombëtar të Boksit “Gongu i Artë”, që po mbahet në Shkup të Maqedonisë së Veriut. 60 kg – Bashkim Bajoku Pas fitores së sotme ndaj boksierit nga Hungaria, Valentin Koleszar, Bajoku nesër, më 14 nëntor, do të përballet me boksierin nga Serbia, Miloš Stanišić, në përballjen e radhës të këtij turneu. 70…

Lexo më shumë >>

Njoftim për publikimin e Listës së Substancave dhe Metodave të Ndaluara për vitin 2027

Përmes këtij postimi ju njoftojmë se Agjencia Botërore e Antidopingut (WADA) ka publikuar Listën e Substancave dhe Metodave të Ndaluara për vitin 2027, e cila do të hyjë në fuqi më 1 janar 2027. Bashkëngjitur gjeni: Listën e Substancave dhe Metodave të Ndaluara për vitin 2027; Përmbledhjen e ndryshimeve dhe sqarimeve kryesore krahasuar me listën e vitit 2026. Për vëmendjen tuaj, ndryshimet kryesore në listën e Substancave dhe Metodave të…

Lexo më shumë >>

KOSOVA ME DY PËRFAQËSUES NË KAMPIONATIN EVROPIAN U23 NË POREÇ TË KROACISË

Përfaqësuesja e Kosovës në boks do të marrë pjesë në Kampionatin Evropian U23, i cili do të mbahet nga 14 deri më 25 nëntor 2026, në Poreç të Kroacisë. Kosova në këtë kampionat do të përfaqësohet me dy garues, një sportiste dhe një sportist, të cilët do të synojnë të paraqiten sa më denjësisht në mesin e boksierëve më të mirë evropianë të kësaj grupmoshe. Kampionati i këtij viti pritet…

Lexo më shumë >>

TURNEU NDËRKOMBËTAR “GONGU I ARTË”

Përfaqësuesja e Kosovës në boks vazhdon garat ndërkombëtare sipas kalendarit të garave për vitin 2026. Përfaqësuesja e Kosovës në boks do të marrë pjesë në edicionin e radhës të turneut ndërkombëtar “Gongu i Artë”, i cili do të mbahet nga 12 deri më 16 nëntor 2026, në Shkup të Maqedonisë së Veriut. Kosova në këtë turne do të përfaqësohet me dy boksierë, të cilët do të garojnë në kategoritë e…

Lexo më shumë >>