Turneu Memorial i Boksit “Zijadin Rama” u mbajt me sukses në Pejë
Pejë, 30 maj 2026 – Klubi i Boksit “Besa” nga Peja organizoi sot Turneun Ndërkombëtar Memorial të Boksit “Zijadin Rama”, një ngjarje sportive kushtuar figurës së njohur të boksit, Zijadin Rama. Në këtë turne morën pjesë boksierë nga Kosova, Shqipëria dhe Mali i Zi, duke sjellë një atmosferë të veçantë sportive dhe garuese. Garat u zhvilluan në Palestrën e Sporteve “Karagaqi” në Pejë, ku u zhvilluan gjithsej 12 duele zyrtare…








