SEMINARI DHE KOLLOKFIUMI PËR GJYQTARË, DELEGAT TË BOKSIT

Federata e boksit e Kosovës përkatësisht Shoqata e gjyqtarëve të boksit me 14.01.2023 organizoj seminarin dhe kollokfiumin për gjyqtarë dhe delegate.

Para fillimit të sezonit pranveror të garave në boks, shoqata e gjyqtarëve mban seminarin dhe kollokfiumin (ripërtrirje të diturise) për gjyqtarë të boksit që të jenë sa më të aftë për gjykimin real dhe drejtimin e meqeve gjatë sezonit pranveror.

Ky seminar ishte me rëndësi për arsye të ndryshimit të disa rregullave teknike në boks dhe ndryshimi i disa vendimeve të gjyqtarëve.

Ligjerues për gjyqtar ishte gjyqtari me licence ndërkombëtare IBA 2 star Latif Demolli dhe kryetari i SHGJK Agim Tahiraj, ndërsa temat kryesore të këtij seminari ishin ”Ndryshimet e disa rregullave në poentim dhe ndryshimi dhe plotësimi i disa rregullave teknike në boks”, poashtu rishikimi i listave poentuese të gjyqtarëve te rezultati 2:1, 3:2,4:1, dhe udhëheqja e referit në ring gjatë dueleve në garat e vitit që lam pas.
Ligjeruesi për delegate ishte Sylejman Voca që i informoj mbi punën e delegatit para fillimit të meqit deri me përfundimin e meqit dhe kompetencat e tyre, për kontrollimet mjekësore të boksierëve që qjdo 6 muaj duhet të ken kontrollimet mjekësore që janë të domosdoshme dhe kush ka drejtën të boksojë.

Shoqata e gjyqtarëve pranoi edhe 3 gjyqtar të rinjë Visar Rexhepi, Valon Braha, Alban Uka që do ti nënshtrohen provimeve teorike dhe praktike.

Shoqata e gjyqtarëve e Kosovës gjithnjë është në hap me njohjen e ndryshimeve dhe plotsimeve më të reja nga rregullat teknike të IBA-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published.