Kosova me shtatë boksierë në turneun ndërkombëtar “Gongu i Artë”

Ekipi i Kosovës në boks do të merr pjesë në turneun ndërkombëtar “Gongu i Artë”.

Shtatë boksierë do ta përfaqësojnë Kosovën në këtë turne ndërkombëtar që mbahet në Shkup nga data 11 deri më 12 nëntor.

Trajnerët, Shemsedin Tahiri dhe Hajdar Thaqi kanë udhëtuar gjithashtu me ekipin, së bashku me referin, Agim Tahiraj.

Ekipin e Kosovës e gjeni më poshtë.

Jeton Berisha (kategoria deri në 51 kilogramë)

Lorent Murati (kategoria deri në 60 kilogramë)

Drilon Arifi (kategoria deri në 63.50 kilogramë)

Shpetim Bajoku (kategoria deri në 67 kilogramë)

Venhar Haziri (kategoria deri 71 kilogramë)

Jozef Rrasi (kategoria deri në 75 kilogramë)

Shpejtim Shabani (kategoria deri në 92 kilogramë)