Boksieri ynë, Ensar Badallaj, fitoi medaljen e argjendtë në Kampionatin Evropian për shkollarë, të mbajtur në Maribor të Sllovenisë.
Badallaj shënoi tri fitore, ndërsa u mund në finale nga Florin Almeanu i Rumanisë, kategoria -57 kg.
Ensari dëshmoi se ka të ardhme të ndritur në boksin kosovar.
Drejtësinë gjatë Kampionatit dhe në finale e ndau edhe gjyqtari ndërkombëtar, Latif Demolli.
Urime Ensarit, përzgjedhësit Besnik Vranovci dhe FBOXK-së.
![](https://www.fboxk.com/wp-content/uploads/2023/08/369901642_1317104968965010_83481634579974714_n.jpg)
![](https://www.fboxk.com/wp-content/uploads/2023/08/370172772_1317104985631675_8485714706020632190_n-1024x594.jpg)
![](https://www.fboxk.com/wp-content/uploads/2023/08/369707640_1317104928965014_7893927579689831625_n.jpg)