Sadiku e Bajoku – gati për sfidat në Lojërat Evropiane

Boksierja Donjeta Sadiku dhe Bashkim Bajoku synojnë fitore në Lojërat Evropiane, që po mbahen në Krakow të Polonisë. 

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Boksit të Kosovës, Latif Demolli, tha se janë të përgatitur mirë për sfida shumë të forta që i presin nesër. 

“Nesër me 26 qershor bokson në 60 kg Donjeta Sadiku kundër boksieres nga Zvicra, Julia Jenni Nna.

Në 51 kg Bashkim Bajoku për kundërshtar ka francezin Billal Bennama”, njofton Demolli.