Bordi i FBOXK-së, i shpreh ngushëllime familjes së Aliriza Rexhepit.

Me dhimbje të thellë e morëm lajmin për ndarjen e papritur nga jeta të më të dashurit tuaj dhe gjyqtari të boksit, Aliriza Rexhepi,

Federata e Boksit e Kosovës, i shpreh ngushëllime familjes, që humbi më të dashurin.

Ne si federatë dhe komunitet i boksit, jemi të tronditur me lajmin e trishtë, ikjen në amshim të gjyqtari të boksit, z. Aliriza Rexhepi.   

Kemi humb një figurë të veçantë sportive, një gjyqtar të mrekullueshëm dhe që ishte shembull i referimit.
Boksi është shumë më i varfër pa një gjyqtar siç ishte z. Aliriza Rexhepi.

Përkushtimi në punë dhe idetë e tij ishin mahnitëse, derisa modestia që e karakterizonte e bënte atë të veçantë.

Në këto momente të vështira të gjithë jemi pranë jush, për ta përballuar dhimbjen për humbjen e njeriut më të dashur për ju”, shpreh ngushëllime bordi i Federatës së Boksit të Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.