BORDI I FEDERATES SË BOKSIT ZGJODHI SELEKTORET E PËRFAQESUESVE TË KOSOVËS NË BOKS

Pas konkursit të FboxK për selektor i hapur deri me 25 gusht, dje në mbledhjen e rregullt bordi i federatës së boksit zgjodhi selektorët e përfaqesueses së Seniorëve, të Rinjëve U18, Juniorëve U16, shkollarëve U14 ,dhe femrave.
Në FboxK kanë konkuruar 6 kandidatë, 2 nga ata nuk i kanë përmbushur kriteret dhe 4 kanë qenë në garë për selektor.
Pas votimit nga Bordi i FboxK janë zgjedhur:
• Selektor për senior dhe të rinjë U18 – Besim Brahimi
• Selektor për junior U16 dhe shkollar U14 – Besnik Vranovci
• Selektor i femrave të të gjitha grupmoshave – Faton Xhakli