Turne përkujtimor për ‘Armend Trena –Malsor Dashi’

Klubi i boksit ‘Dardanët’ organizon turneun përkujtimor ‘Armend Trena –Malsor Dashi’. 

Turneu mbahet me 30 maj në orën 12.00 në Kaçanik dhe pritet të marrin boksierët më të mirë.

“Turneu do të mbahet pa shikues dhe sipas këshillave të dalura nga OBSH, MSH dhe IKSHP, gjithnjë duke e ruajtur distancën fizike 1.5-2 metra”, njofton Federata e Boksit të Kosovës.

Ky turne është i mirëseardhur, sidomos për të pa formën e boksierëve.