DONJETA SADIKU PËRGATITET NË BULLGARI

Donjeta Sadiku vazhdon me pergatitjet para gares kualifikuese për Lojerat Olimpike Tokyo 2020, që mbahet prej 04-08 qershor në Paris. Në këto përgatitje Donjeta është së bashku me trajneren Marjola Sallauka dhe me boksieren nga Bullgaria, medalisten evropiane dhe botërore Stanimira Petrova, dhe në mbikqyrjen e trajnerit kampionit olimpik Petar Lesov.
Keto përgatitje 10 ditore janë të mirëseardhura që të mbaj formën dhe të jetë e gatshme për kualifikimet në Paris që do t’ia mundësojnë pjesëmarrjen në Lojerat Olimpike.
Përgatitjet po behën në qendrën sportive “Diana”ne Sofie të Bullgarisë.
Keto përgatitje mbështeten nga Komiteti Olimpik i Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.