KUVENDI I REGULLT I PUNËS I FBOXK

Sot në Shtepine e Sporteve në Prishtinë u mbajt Kuvendi i rregullt i punës i Federatës se Boksit te Kosoves, ku morën pjesë 24 delegatë.

Pas aprovimit të të gjitha pikave të rendit të ditës dhe programit të punës dhe financiar të vitit 2019 dhe programit të punës 2020 dhe financiar 2020 u aprovuan një zërit të gjitha pikat dhe propozimet.

Mehmet Bogujevci raportoj për programin e punës për 2019 dhe paraqiti planprogramin e punës dhe financiar 2020 dhe ceki se këtë vit do ti japin prioritet përgatitjeve në kampe të ndryshme ndërkombëtare garuesve që do të marrin pjesë në kualifikimet në Londër 13-24 mars për Lojërat Olimpike  -Tokio 2020.

Sylejman Voca vazhdon të jetë ushtrues detyre i kryetarit të FBoxK-së në vend të Ramadan Selimit i cili kishte dhënë dorëheqje.

Rendi i ditës:

1.Zgjedhja e kryesisë së punës (Kryesia e punës së kuvendit prej 3 (antaresh)
2.Zgjedhja e procesmbajtësit
3.Zgjedhja e Komisionit të mandateve të delegatëve
4.Raporti i punës së FboxK për vitin 2019
5.Raporti financiar i FboxK për vitin 2019
6.Programi i punës për vitin 2020
7.Programi financiar për vitin 2020
8.Të ndryshme.