Vazhdojnë përgatitjet e kombëtares së Kosovës

Boksierët e Kosovës, 63kg. Shpejtim Bajoku, 69kg. Patriot Behrami dhe 75kg. Besart Pireva, vazhdojnë nga sot fazën e dytë të përgatitjeve, të cilat do të zgjasin deri me 11 mars, ku me 12 mars ekipi do të udhëton për në Londër, ku mbahen kualifikimet Evropiane për Lojërat Olimpike – “Tokyo 2020”.

Edhe pse këto pëgatitjet ishin paraparë të zhvilloheshin në Assisi të Italisë ose në Durrës të Shqipërisë, megjithatë federata mori vendim që pas përhapjes së koronavirusit në Itali, ku edhe është shpallur gjendje e jashtëzakonshme, vendosëm që përgatitjet të zhvillohen në Prishtinë.

Me ekip do të punojë selektori Shefki Bogujevci. Përgatitjet do të zhvillohen tri herë në ditë, pas përgatitjeve të fazës së parë që kanë qenë kryesisht të orientuara në përgaitje fizike dhe sparingje, ndërsa faza e dytë do të zhvillohet në teknikë dhe taktikë.

Boksierja Donjeta Sadiku së bashku me trajnerin Besim Brahimi fazën e dytë të pëtgatitjeve do të vazhdojë në Bullgari ose në Londër, shpenzimet e Donjetës i mbulon Komiteti Olimpik i Kosovës, pasi që boksierja jonë është bursiste olimpike.

Leave a Reply

Your email address will not be published.