Dy nënkryetarët e Shoqatës së Gazetarëve Sportivë të Kosovës (SHGSK), Alba A. Merovci dhe Jon Ajeti, u pritën të enjtën nga zyrtarë të Federatës së Boksit të Kosovës, sekretari Mehmet Bogujevci dhe zëdhënësi, Latif Demolli.
Në këtë takim shumë miqësor, nënkryetarët e SHGSK-së, Alba Merovci e Jon Ajeti, i informuan zyrtarët e FboxK-së lidhur me bordin e ri si dhe me aktivitetet e Shoqatës.
Në këtë takim u theksua nevoja e bashkëpunimit si dhe ngritja e kapaciteteve të përbashkëta, për sfidat që i presin këto dy institucione.
Në anën tjetër, krerët e FboxK-së e falenderuan SHGSK-në për punën që po bën, duke inkurajuar gazëtarët që të kenë më shumë në fokus aktivitetet vendore.
Në këtë takim, u diskutuan edhe shumë çështje që kanë për qëllim interesin e përbashkët të gazetarëve sportivë dhe të Federatës së Boksit të Kosovës.
![](https://www.fboxk.com/wp-content/uploads/2020/02/84270738_160057565416430_3514316518475169792_o.jpg)
![](https://www.fboxk.com/wp-content/uploads/2020/02/84701560_160057485416438_8018916078656684032_o.jpg)
![](https://www.fboxk.com/wp-content/uploads/2020/02/84737165_160057495416437_2339832946602541056_o.jpg)