Boksieri Ardit Delijaj pësoi humbje ndaj armenit Nersesyan

Boksieri ynë Ardit Delijaj pësoi humbje nga armeni Gor Nersesyan në rrethin e parë të kategorisë -81 kilogramë, në Lojërat Evropiane Minsk 2019.

Gjyqtarët ndërprenë meçin në raundin e dytë, pasi garuesi ynë kishte gjakderdhje në hundë.

I urojmë më shumë suksese Arditit në garat e ardhshme ndërkombëtare.