Boksieres Donjeta Sadiku i mundësohet sërish marrja e bursës Olimpike Tokio 2020

Solidariteti Olimpik i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar u ka mundësuar sërish boksierëve të marrin bursën Olimpike për Lojërat Olimpike Tokio 2020, pas pezullimit që u kishte bërë vitin e kaluar.

Vendimi është marrë pas diskutimeve të Bordi Ekzekutiv të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, të cilët kanë rënë dakord për të “hequr ngrirjen e financimit të Solidaritetit Olimpik për sportistët e boksit, me kusht që të mos kërkohen fonde tjera ose pagesat të mos bëhen përmes federatës kombëtare të boksit”.

Me këtë rast, boksierja e vetme në listën e bursistëve Olimpik të Komitetit Olimpik të Kosovës është Donjeta Sadiku.
Sipas njoftimit të Solidaritetit Olimpik fondet duhet të shkojnë direkt tek sportistja dhe në këtë rast nuk duhet të përfshihet edhe federata.
Që prej 3 majit të vitit të kaluar, Sadikut i ishte ndalur Bursa Olimpike nga SO i KON-it për shkak të mospajtimeve që kishte Komiteti Olimpik Ndërkombëtar me Federatën Ndërkombëtare të Boksit (AIBA).

Vendimi për të aktivizimin e bursës Olimpike të kampiones së Evropës 2016 për të reja, hyn në fuqi prej janarit 2019, të cilin vendim do ta zbatojë KOK-u. Donjeta përfiton 500 dollarë në muaj nga SO i KON-it.