KUVENDI I RREGULLT I PUNËS I SH.GJ.K.B.

SHOQATA E GJYQTAREVE TE KOSOVES NE BOKS

SEMINARI DHE KOLLOKFIUMI PER GJYQTAR,DHE SEMINARI PER DELEGAT DHE MJEK SPORTIV

Federata e boksit e Kosovës përkatësisht Shoqata e gjyqtarëve të boksit sot me 02.02.2019 mbajti Kuvendin e rregullt të punës 2018.
Kryetari i shoqatës Latif Demolli ishte i kënaqur me ndarjen e drejtësisë të gjyqtarëve gjatë vitit 2018 si në poentim ashtu edhe në ring, përpos disa gabimeve të vogla që nuk kan ndikuar në fitore të boksierëve dhe kërkoi që edhe në vitin 2019 që të jenë realë në ndarje të drejtesisë.
Pas kuvendit shoqata e gjyqtarëve organizoi seminarin dhe kollokfiumin(provimet) për gjyqtarë, si dhe pranimin e 4 gjyqtarëve të rinjë, si dhe seminare për delegatë dhe mjek sportive.
Në këtë seminar ishin present 16 pjesëmarrës.
Nga 20 gjyqtarë të boksit prezent ishin 16 ku munguar 4 veta .
Para fillimit të sezonit pranveror të garave në boks shoqata e gjyqtarëve mban seminarin dhe kollokfiumin (ripërtrirje të diturise, provime) për gjyqtarë të boksit që të jenë sa më të aftë për gjykimin real dhe drejtimin e meqeve gjatë sezonit pranveror.
Ky seminar ishte me rëndësi për arsye të ndryshimit të disa rregullave teknike në boks dhe ndryshimi i disa vendimeve të gjyqtarëve.
Shoqata e gjyqtarëve të boksit të Kosovës ka parapare që në muajin maj të ftojë një delegacion nga AIBA që të ja mundësoj edhe gjyqtarëve të Kosovës licencimin në gjyqtarë ndërkombëtare AIBA ku edhe do të ju nënshtrohen provimeve.
Për gjyqtarë ndërkombëtar kemi 5- 6 gjyqtarë që i plotsojnë kushtet për këtë avansim.
Ligjerues për gjyqtarë ishin gjyqtarët me licence ndërkombëtare AIBA Latif Demolli dhe Rrustem Konjuhi, ndërsa tema kryesore të këtij seminari ishin”Ndryshimet e disa rregullave në poentim dhe ndryshimi dhe plotësimi i disa rregullave teknike në boks”.
Latif Demolli ligjeroj për ndryshimet e rregullave teknike që nga muaji nëntor 2018 në Mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të AIBA-së kanë ndryshuar disa rregulla teknike në boks, pastaj Demolli do të ligjeroj për klasifikimin e boksierëve sipas moshave dhe disa nene të ndryshuara në rregulloren teknike të AIBA-së.
Ndërsa Rrustem Konjuhi ligjeroj për ndryshimet e rregullave teknike gjatë mbajtjes së meqeve dhe gabimet e gjyqtarëve në listat poentuese, dhe me aparatet elektronike kompjuter.
Pas seminarit teorik të gjithë gjyqtarët ju nënshtruan kollokfiumit (provimeve) në 10 pyetje nga rregullat teknike dhe mbushjen nga 3 lista poentuese.
Ndërsa pas 2 jave në turne do të ju nënshtrohen provimeve praktike (meqeve në ring).
Dhe nga 24 gjyqtarë e pranishëm 3 prej tyre nuk kanë treguar njohuri të mjaftueshme dhe nuk kaluan kollokfiumin dhe nuk kanë të drejtë të ndajnë drejtësinë për sezonin pranveror deri në kollokfiumin e ardhshëm që mbahet në shtator.
Ndërsa 21 gjyqtarët që kaluan kollokfiumin u licencuan për vitin 2019 për ndarjen e drejtësisë në të gjitha garat që do të mbahen.
Ndërsa gjyqtarët e rinjë që për së pari herë ju nënshtruan provimeve ishin:,Fatlum Agushi, Agron Nushi, Luan Krasniqi dhe Marigona Beadini.
Në këtë seminar morën pjesë dhe delegatët Sylejman Voca, Milazim Demolli, Nadir Shllaku Fadil Syla, ku Sylejman Voca i informuan mbi punën e delegatit para fillimit të meqit dhe deri me përfundimin e meqit dhe kompetencat e tyre.
Ndërsa mjeku Agron Kamberi ligjeroj për mjëksinë sportive dhe për kontrollimet mjekësore gjatë një viti dhe kontrollimet para meqeve që janë të domosdoshme, dhe kush ka drejten të boksoje.
Ky seminar ishte ndër seminaret më të suksesshmit deri më tani për arsye të pjesëmarrjes masive të gjyqtarëve, delegateve dhe mjekëve sportive, dhe interesimin e madh për njohjen e ndryshimeve dhe plotësimeve më të reja nga rregullat teknike të AIBA-së.