KOSOVA ME 3 BOKSIER NË KAMPIONATIN EVROPIAN YOUTH (Të rinjë) ROSETO DEGLI ABRUZZI (ITALI) 17 – 26 Prill

Ekipi i Kosovës me 3 boksier do të mare pjesë në Kampionatin Evropian për të rinjë 17 – 18 vjeqar në Roseto Degli Abruzzi të Italisë nga 17 – 26 prill.

Ekipin e Kosovës e perfaqësojnë.

60kg. SHPETIM BAJOKU
64kg. ERDONIS MALIQI
75kg. BESART PIREVA
Coach SHEFKIJA BOGUJEVCI
Referee LATIF DEMOLLI

Sipas trajnerëve të tyre boksieret jane të përgaditur mirë dhe në forme të mirë edhe pse përgaditjet i kanë zhvilluar në klubet e tyre përveq Besart Pireva i cili është duke zhvilluar përgaditjet në Itali.
Selektori Shefki Bogujevci shpreson se këta djelmosha do të sjellin medalje nga ky kampionat Evropian.
Duhet cekur se Erdonis Maliqi vitin e kaluar ka zënë vendin e 5 në kampionatin Evropian për junior,ku ka humbur padrejtesisht në luftë për medalje,dhe është perspektiva e boksit kosovar.

Shpetim Bajoku është njeri nder boksierët më të mire në rajon e më gjerë ku vitin e kaluar ka sjellur shumë medalje nga turnet ndërkombetarë,dhe ky boksier renditet ndër boksierët më të mirë në Kosovë.
Besart Pireva është boksieri më perspektiv i Kosovës , vitin e kaluar dhe kët vit ka shënuar 16 meqe pa asnji humbje,por këtij talenti i mungon përvoja ndërkombëtare por besojm se me pergaditjet që ka bërë me vullnetin që ka dhe me një short të mirë në Kampionatin Evropian Kosovës do ti sjellë medalje.