Ekipi i Kosovës udhëtoi për Bullgari

Sot me 18 shkurt ekipi i Kosovës në boks udhëtoi për Sofje të Bullgarisë në turneun ndërkombëtar të 69 me rradhe “Stranghat” 19- 25 shkurt, i cili është turneu më i madhi në Evropë.
Ekipin Kosovës e përfaqesojnë dy boksierë 60kg, Donjeta Sadiku, 64kg, Patriot Behrami, trajneri Besim Brahimi dhe gjyqtari ndërkombëtar Latif Demolli i cili do të ndajë drejtësinë në këtë turne.
Medalistja e artë nga Hungaria Donjeta Sadiku tani bënë gara në grupmoshen e Senioreve edhe në këtë kategori ka filluar të korri suksese dhe të mbledhë pikë për Olimpiaden Tokio 2020.